Marrëveshja për Zgjedhoren/Vasili: Test shumë i madh për PS

E mërkurë, 15 Janar 2020 11:32

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka folur për marrëveshjen e arritur mes mazhorancën dhe opozitës, në lidhje me Reformën Zgjedhore. Nga studioja e “Euronews Albania”, Vasili tha se me këtë marrëveshje mes palëve politike është hedhur një hap i rëndësishëm, i cili sipas tij, është ndërtuar mbi parime demokratike. Sipas tij, arritja është një test i madh për sinqeritetin, përgjegjshmërinë dhe gatishmërinë e palëve për të tejkaluar krizën politike. Më tej Vasili pohoi faktin se opozita e bashkuar kishte propozuar datën 29 shkurt si afatin përfundimtar për miratimin e Reformës Zgjedhore.

A mendoni se kjo tryezë do të jetë fillimi i fundit të krizës politike në vend?

 

Është hedhur një hap i rëndësishëm, që është ndërtuar mbi parime dhe mbi atë që saktësisht opozita kërkoi. Kemi thënë që në tetor që duhet të ndërtojmë një format legjitim, pasi kemi një Parlament ilegjitim që funksion prej muajsh me 122 vetë.

Ky është një mekanizëm që të ecim drejt zgjidhjes së krizës.

Me pak fjalë premisat janë drejtuar mbi premisa parimore. Zbatimi dhe funksionimi është një sfidë më vete për t’u fituar, e cila kërkon vullnet nga të tërë. Është një test shumë i madh i vullnetit politik, i sinqeritetit, i përgjegjshmërisë në mënyrë të veçantë për PS.

Ulja në tryezë ka sjellë reagime të shumta pro dhe kundër, një nga qëndrimet kundër ka lidhje me prezencën në tryezë të Damian Gjiknurit, i akuzuar nga ju për shitblerje votash në Dibër?

Thelbi i problemit është vetëm një, pika pesë e kërkesave të vëna në tavolinën e Komisionit të Reformës Zgjedhore, në tavolinat e politikës, ndërkombëtarëve ka qenë një dhe vetëm një: të ndërtohet një format politik jashtë parlamentit sepse ky parlament nuk ka legjitimitetin e duhur për ta bërë. Asnjë presje nuk kemi hequr dhe nuk heqim për ato të cilat ne kemi thënë për Gjiknurin, gjëra të cilat nuk i kemi thënë ne por i ka thënë drejtësia.

Do vazhdoni të kërkoni dënimin për shitblerjen e votave në Dibër?

Patjetër që po. Shitblerja e votave nuk është një kusht i yni përveç të tjerave. Është kushti i Bundestagut gjerman. Dy dosjet 339 dhe 184 ndodhen në dyert e SPAK-ut. Është test për SPAK-un që t’i japë përgjigje kësaj gjëje. Në momentin që SPAK vepron, Damian Gjiknuri nuk do të ishte në tavolinë. Në 9 kushtet e Bundestagut, i vetmi kusht që opozita kishte mundësi të japë kontribut është çështja e reformës zgjedhore me cila u pranua me shumë vonesë nga PS dhe për këtë fajtor është Edi Rama. I vetmi njeri që u ka humbur kohë shqiptarët dhe i ka lënë jashtë Europës. Ai është një kryeministër i kapur. Shqipëria vuan plagën e një shpopullimi të frikshëm si asnjë vend europian.

Pse është vënë data 15 mars apo produkt i negociatave?

Në vlerësim të të gjitha hapave, ky ishte një afat minimalisht i pranueshëm, kemi insistuar të ishte 29 shkurtin, por PS kërkonte fundin e marsin dhe këtu kishte një kompromis për marsin. (Kongresin e PS e cilësoi si qesharak). Shqiptarët kanë vetëm një synim: Të integrohen në Perëndim dhe jo në Minishengenin e Edi Ramës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...