Shtetet e Quintit: Masakra e Reçakut nxiti intervenimin e NATO’s, nderojmë kujtimin për ata që humbën jetët

E mërkurë, 15 Janar 2020 12:01

Ambasadorët e ShBA-së, Francës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Italisë përmes një deklarate të përbashkët kanë përkujtuar 21 vjetorin e Masakrës së Reçakut.

Në deklaratën e ambasadorëve thuhet që Masakra e Reçakut bëri që NATO-ja të ndërhyjë në Kosovë.

“Njëzet e një vjet më parë, masakra që ndodhi në Reçak përfundimisht bëri që aleatët e NATO-s të ndërhyjnë dhe ti japin fund një katastrofë humanitare”, thuhet në deklaratën e tyre.

Tutje në deklaratë thuhet që nderojnë kujtimin e atyre që humbën jetën në Reçak dhe masakrat e tjera në Kosovë.

“Ne e nderojmë kujtimin e atyre që humbën jetët në Recak dhe masakrat e tjera në Kosovë dy dekada më pare, duke punuar së bashku për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe mirëqenies për brezat e ardhshëm”, thuhet në deklaratën e shteteve të QUINT-it.

Ata i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës dhe të Serbisë që të sigurojnë qasje të plotë familjeve në drejtësi dhe informatat në fatin e viktimave.

“Qeveria e Kosovës dhe qeveria e Serbisë duhet të sigurojnë që viktimat dhe familjet e tyre kanë qasje të plotë në drejtësi dhe në informatat për fatin e më të dashurve të tyre”, thuhet në deklaratën e tyre.

Shtetet e QUINT-it kanë thënë po ashtu se qytetarët e të gjitha etnive duhet të ndjehen të lirë që të jetojnë në paqe.

“Qytetarët e të gjitha etnive dhe besimeve ndjehen si në shtëpi dhe të lirë për të jetuar, punuar dhe besuar në paqe me fqinjët e tyre. Siç edhe thotë Deklarata e Pavarësisë së këtij vendi, Kosova është një vend “i përkushtuar për të përballuar trashëgiminë e dhimbshme të së kaluarës së fundit në një frymë pajtimi dhe faljeje. Të përkushtuar për mbrojtjen, promovimin dhe nderimin e larmisë së popullit tone”, thuhet tutje.

Ambasadorët e shteteve mike të Kosovës kanë deklaruar se “qëllimi ynë i përbashkët është të mbështesim vazhdimisht Kosovën në këtë rrugë”./GazetaExpress/

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...