Marrëveshja për zgjedhoren, USA dhe Britania e Madhe oksigjen për opozitën

E mërkurë, 15 Janar 2020 13:05

Nga Ervis Zholi

Marrëveshja e opozitës së bashkuar dhe mazhorancës e arritur një ditë më parë për realizimin e reformës zgjedhore është diskutuar gjerësisht në media duke u cilësuar edhe si një hap i gabuar për opozitën. Megjethatë duhet nënvizuar që opozita që pas djegies së mandative dhe deri më tani po Lufton për zgjedhje të parakohshme dhe të lira gje kjo që do të ishte e pamundur pa realizimin e reformës zgjedhore. Kështu, minimalisht, kjo marëveshje hap dritën jeshile për zgjedhje të parakoshme, zgjedhje si zgjidhja e vetme e problemeve pa fund që kanë mbërthyer vendin.

Pavarësisht krijimit të asaj që u cilësua si “opozita e re parlamentare” ngërçi politik nuk lejonte vijimin e reformave kyçe pa opozitë tashmë të ndodhur jashtë parlamentit. Beteja e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme u finalizua pas arritjes së kësaj marrëveshjeje e cila ëhstë mbështetur dhe nxitur nga partnerët ndërkombëtarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania.

Opozita po lufton për t’i kthyer legjitimitetin parlamentit dhe për të mundur që në kuvend të hyjnë përfaqësuesit e popullit, të zgjedhur me votë të lirë dhe të pa vjedhur siç ka ndodhur rëndom.

Me këtë vendim të opozitës Shqipëria plotëson një ndër kushtet e Bundenstagut gjerman për çeljen e negociatave si dhe i afron zgjedhjet e parakohshme, si e vetmja zgjidhje e krizës dhe e ndarjes së shtetit nga krimi i organizuar.

Modifikuar më E mërkurë, 15 Janar 2020 13:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...