Maskat, vetëm 15 m larg komisariatit të Kukësit, reagon Berisha: Banda kudo!

E mërkurë, 15 Janar 2020 14:09

 “Banda kudo!” Këtë përgjigje i ka dhënë, ish-kryeministri Sali Berisha, këtë emër i ka vënë, shqetësimit të një qytetari në Kukës, që ka rënë pre e grabitësve në mes të qytetit, grabitësve që të thyejnë makinën në rast se nuk i paguan dhe ndaj të cilëve Policia bën sehir.

Në rrëfimin e asaj që i ngjau në mes të qytetit, qytetari anonim nuk ka ngurruar për të përdorë dhe humorin e hidhur për atë që i ndodhi, ngushëllimin që i dhanë anëtarët e bandititi: “Ke shpëtuar, se padrino është në hënë të mirë!!!” Lexoni mesazhin e qytetarit.

    Mirëmbrëma zoti Berisha.

    Duke kaluar njerën prej lagjeve të Kukësit nën frikën e errësirës, dalin mbi 4 djem të gjatë dhe pas tyre zbret njeri i gjithi zi nga këmbët deri tek koka.

    Ishte i shkurtër por pak i mbushur në trup. Kishte një ton të fortë. Ke diçka për të thënë tha apo t’i marrim me dhunë?

    Nga frika u detyrova t’u jepja; ajo është që çdo muaj e bëjnë mbi 10 makina janë thyer xhamat e Policia gjumë në mes të qytetit.

    15 metërlarg rajonit të Kukësit në këmbë, të dalin “maskat”. Është e turpshme ku jetojmë.

    Ku është e ardhmja e fëmijëve?!

    “Ke shpëtuar”, thanë se është padrino në hënë të mirë, se tjerët edhe rrobat.”

    Kam frikë të kaloj për tek të afërmit e mi, se nuk iket andej zoti Berisha. Ju jeni zëri ynë, se për shtet kemi vdeku. Respekte.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...