Meta takon Walker, denoncuesin e Reçakut: Shqiptarët do t'i jenë përjetë mirënjohës

E Enjte, 16 Janar 2020 08:48

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur kënaqësin e tij për takimin me një personalitet të shquar si William Walker, ish-ambasadorin e OSBE në Kosovë, i cili guxoi dhe i tregoi botës genocidin që Serbia po kryente mbi shqiptarët e Kosovës.

Në mesazhin e tij në Fb, bashkë me një fotografi nga takimi, Meta shprehet:  "I lumtur të ritakohesha në Kosovë me Ambasadorin William Walker. Shqiptarët kudo në botë do t'i jenë përherë mirënjohës për denoncimin historik që i bëri Masakrës së Reçakut vetëm me tre fjalë: Krim kundër njerëzimit.

Integriteti i tij i lartë ndihmoi botën të zbulonte genocidin që ndodhte çdo ditë, dhe vuri diplomacinë në veprim përmes Konferencës së Rambujesë, dhe më pas ndërhyrjes historike të NATO-s, për t'i dhënë fund përgjithmonë spastrimit etnik në zemër të Europës. E ftova me shumë kënaqësi për të vizituar Shqipërinë, dhe sigurisht Sarandën që ai e do aq shumë."

Modifikuar më E Enjte, 16 Janar 2020 09:50
Login to post comments