Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, do të qëndrojë sot dhe nesër në Tiranë, në vizitën e parë në rajon prej marrjes së detyrës në fund të vitit të kaluar.
Në njoftimin e Komisionit Evropian thuhet se Varhelyi do ta shfrytëzojë vizitën për të theksuar edhe një herë përkushtimin e plotë të Komisionit Evropian ndaj së ardhmes evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Në Tiranë Varhelyi do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, dhe përfaqësues të tjerë të shtetit. Gjithashtu një vizitë është parashikuar edhe në Durrës, qytet i cili në fund të nëntorit është goditur nga një tërmet shkatërrues.