Përfundojnë hetimet për Agim Kajmakun, tre akuza për ish-kryebashkiakun e Ramës

E Enjte, 16 Janar 2020 16:06

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetime për ish-kreun e Bashkisë së Vorës dhe tashmë çështja e tij do shkojë për gjykim. Sipas Prokurorisë, Kajmaku akuzohet për tre vepra penale; falsifikim i dokumenteve, shpërdorim detyre dhe kryerje e funksioneve pas dhënies fund të detyrës.

Në seancën e zhvilluar sot në Gjykatën e Tiranës, Kajmaku nuk ka qenë i pranishëm, pasi që prej ditës që u shkarkua nga detyra ka qenë në kërkim dhe është përfaqësuar me avokatin e tij. Në mungesë të ish-kreut të Bashkisë Vorë, Prokurorët i kaën komunikuar akuzën avokatin dhe tashmë çështja do nis gjykimin. 

Kajmaku tashmë është zyrtarisht i pandehur dhe datës 9 Nëntor 2019 është në kërkim, ndërkohë kanë dështuar më shumë se 10 operacione për kapjen e tij.

Login to post comments