“Rama tradhtar, Haradinaj patriot!”, Vasili: Këtë s’ka bir nëne që ta diskutojë

Premte, 17 Janar 2020 11:29

Nënkryetar i LSI-së, Petrit Vasili ka vijuar me sulmin ndaj kryeministrit Edi Rama sa i takon padisë që ky i fundit depozitoi ndaj homologut të tij të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili tha se Rama e urren Shqipërinë, ndërsa Haradinaj derdh gjak për Kosovën.

REAGIMI I VASILIT
Qe Rama eshte tradhetar dhe Haradinaj patriot kete s’ka gjyq qe e ndryshon.
Qe Rama e urren Shqiperine dhe Haradinaj derdh gjak per Kosoven as kete nuk e ndryshon dot asgje.

Qe Rama shkaterron Shqiperine per karrigen e tij dhe Haradinajt nuk i intereson fare karrigia e tij para interesit te Kosoves as kete nuk e luan topi.

 
Modifikuar më Premte, 17 Janar 2020 11:32
Login to post comments