“Siguria e qytetarëve, emergjencë dhe prioritet nr.1 në platformën e Qeverisjes-BASHA”!

Premte, 17 Janar 2020 13:28

Nga Gjeneral Piro Ahmetaj, këshilltar për sigurinë kombëtare të PD

Së pari, qytetarët ende po e vuajnë në “kurrizin e tyre” reagimin prapagandistik të pushtetit pas-tërmeteve 2019, çka fatëkeqësisht mbetet prova e gjallë e pa-përgjegjshmërisë shtetërore, por edhe e dështimit të efiçencës së sistemit, institucioneve dhe mekanizmave të sigurisë kombëtare.
Po ashtu, qytetarët e panë me sytë e tyre mungesën “ulëritese” të kapaciteteve (buxhetit, pajisjeve bashkëkohore, stërvitjeve, masave të integruara), të reagimit,si dhe qasjes cinike të Qeverisjes-Rama, përkundër nevojave jetike që kanë qytetarët e prekur nga tërmetet.
Kjo keq-katandisje e sistemit, vlen për ta përsëritur edhe më fortë, respektin e merituar për vetëmohimin e pa-çmuar të personelit të emergjencave civile, ushtarakëve, policisë së shtetit, shëndetësisë, si dhe krenarinë legjitime për solidaritetin mbarë-shqiptar.
“Të hyftë vedi në qejf” = të mallkojnë me “mençuri” shkodranët. Kështu, Kryeministri më i pa-përgjegjshëm në historinë 108 vjeçare të shtetit shqiptar, ka keq-dështuar në qasjen bolshevike për modernizimin e sistemit të sigurisë kombëtare, duke vënë në pikëpyetje kritike aftësitë operacionale të strukturave shtetërore, përgjegjëse për sigurinë e jetes dhe pronës së qytetarëve.
Të fokusohemi te sisetmi i emergjencave civile. Si një ndër ekspertët teknik, nuk mundem ta lë pa e përmendur se, në vitin 2009, me ekpertizën e ekipit amerikan (CUBIC), si dhe mbështetur në ekperiencën e Italisë, Austrisë, Sllovenisë, etj, Qeveria, ngriti Njësinë/Brigadën e Mbrojtjes Rajonale (BrMR), një kapacitet/aset me peshë kombëtare (as a force provider).
Po ashtu, mbështetur në konceptin e gjenerimit (roster) u ngritën Qëndra të Mbështetjes Rajonale (reagimit të menjëhershem), të shtrira në të 12 qarqet dhe territorin e RSH.
Kështu, Qeveria demokratike kishte jo vetem një projekt kombëtar por edhe programe bashkëpunimi me Italinë, Austrinë, Gjermaninë, etj, me qëllim modernizimin e kapaciteteve të evidentimit, lajmërimit, masave parandaluese si dhe të përmirësimit të eficences së reagimit, për t`u gjendur menjëherë te qytetari/ët i/e prekur nga fatkeqësitë e natyrës.
Kjo qasje, u provua me sukses nëpërmbytjet në Shkodër (2012), me përkushtimin, përgjegjshmërinë, menaxhimin dhe reagimin shëmbullor të shtetit, pasi nga Kryeministri, deri te punonjësit e thjeshtë, gjendeshin nga toka, ajri, deti “te qytetari dhe për qytetarin”.
Nuk “shpikëm rrotën”, por garantoj se ishte një plaftormë e sigurtë dhe një përvojë shumë e mirë që duhej të përmirësohej, por kurrësesi nuk duhej të shkatërrohej, sikundër edhe ndodhi….!
Por fatkeqësisht, pa vlerësim strategjik dhe asnjë arsye të shëndoshë shtetërore, ky sistem dhe kapacitet kombëtar u “shkri (pre me spatë nga i forti i lagjes ) nga Qeveria-Rama, që në vitin 2014.
Presidenti i Republikes, nën përgjegjësinë kushtetuese të KPFA, nuk e miratoi dhe kërkoi vlerësime zyrtare shtesë për këtë “dalldisje”. Por, kamikaze-ministra, etj, kakarisnin se: “në kohë paqe Komandant Suprem është Kryeministri, pra vetë “udhëheqësi legjendar”, Kryetari i Partisë, ai edhe Komandant edhe Komisar (2K)!. Turpëruan dynjanë. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi këtë “deformim të pusht-etit”, por ishte vonë, dëmi ishte bërë, ndërsa pasojat po vijojnë ...!

bersss.JPG
Konkretisht, objektet, infrastruktura kritike të FA, si dhe burimet ktitike të mbrojtjes së RSH, doriviteshin me proçedura ‘sekret”, si p.sh rreth 5 hektarë sipërfaqe te “rrapi i treshit”, ish-vend dislokimi i Br.M.R (përgjegjëse për emergjencat civile), i`u dorovit pashallarëve të kuq, të Klubit Sportiv “Partizani”, që siç besoj e dinë mbarëshqiptaret, “rastësisht, krejt rastësisht”, drejtohet nga vllai i Kryeministrit-gallataxhi.
Po ashtu, ri-sjell në kujtesë se, Drejtoria e Emergjencave Civile, e ngritur me rekomandimin dhe ekperiencat e vendeve të NATO-s, në vitin 2018, me VKM të këtij Kryeministri të paditur kjo strukturë kombëtare u transferua nga Ministria e Brendshme në Ministrinë e Mbrojtjes, duke deformuar parimet bazë të BE dhe NATO-s mbi emergjencat civile; rekomandimet e ekipit të USA në Rishikimin e Mbrojtjes 2013; u kthyen si “barrë shtesë” për buxhetin e mbrojtjes (duke e zbrituer ne me pak se 1 % çdo vit të 7 vitet e qeverisjes-Rama); dëmtuan rëndë aftësitë operacionale, pritshmëritë dhe besimin e qytetarëve te sistemi i Emergjencave civile në RSH.
Për reference: “në asnjë nga 28 vendet e Aleancës, emergjencat civile nuk janë në vartësi të MM dhe as pjesë e FA. Me fjalë të tjera, “fanar ndriçues” me në krye, vetë KryeKomisar– Rama”!
Së dyti, fatmirësisht, pas tërmetit, Kryetari i Opozitës, nga dita e parë dhe 24/7 në vijim, demonstroi/on qasje perëndimore, përulësi shëmbullore dhe përgjegjshmëri të lartë shtetërore: “ZERO prapagandë politike me fatkeqësitë e qytetarëve. Të gjithë në këmbë, solidaritet të pakursyer dhe pakushtëzuar. Në krah të njerëzve që kanë humbur të afërmit e shtrenjtë, qytetarëve që janë të dëmtuar rëndë nga ky termet i frikshëm, për të menaxhuar panikun, inventarizuar pasojat, mirë-adresuar sipas prioriteteve dhe integruar me përgjegjësi dhe përulësi të lartë shtetërore masat përkatëse deri në tejkalimin e pasojave”!
Po në këte kuadër, Kryetari PD-BASHA, realizoi një vizit 2 ditore në Itali. Përveç takimeve me Autoritetet e larta politike dhe shtetërore, sipërmarrës të kompanive prestigjoze, gjeneral (r) etj, në Qëndrën e Mbrojtjes Civile të rajonit të Friuli Venezia Giulia, drejtuesit e Saj na prezantuan sistemin e Mbrojtjes Civile kombëtare si dhe lokale, në 20 rajonet e Italisë.

Eshtë e ditur gjerësisht se, ky model është nga më të mirënjohurit, jo vetëm në Itali, por në Ballkanin perëndimor, në BE, NATO, UN: “për efiçencën shëmbullore në dobi të sigurisë së qytetarëve, stabilitetit demokratik dhe propsopritetit të shoqërisë”.
Në nivelin kombëtar drejtohet nga Departamenti i Mbrojtjes Civile, në vartësi të Këshillit të Ministrave, ndërsa në nivelin operacional ka 20 qendra rajonale, në të gjithë territorin e Italisë.
Sistemi është i mbështetur në decentralizimin e përgjegjësive. Kështu, në 20 rajonet, prefekturat kanë përgjegjësinë shtetërore, që me buxhetin e tyre të zhvillojnë kapacitete për evidentimin, lajmërimin dhe përgjigjen e menjëhershme ndaj listës së kërcënimeve të natyrës, etj.
Më tej, mbështetur në konceptin e gjenerimit (+ vullnetar), të gërshetuar me strukturat e tjera, të reagojnë sipas peshës së rreziqeve të pritshme për territoret respektive që ato shtrihen/mbulojnë.
Kjo qëndër është shumë e njohur për me eficencën në dobi të qytetarëve të rajonit Friuli Venezia Giulia dhe jo vetëm. Përgjegjëse për monitorimin 24/7, si dhe “në kohë reale” kur ka situata/emergjenca, i paraqet autoriteteve lokale, pikturën e integruar me vlerësimet mbi situatën konkrete, peshën e rreziqeve, prioritetet (nr. 1- jeta e qytetarëve); planet e nevojave dhe të gjenerimit të përshkallëzuar të kapaciteteve sipas llojit dhe përshkallëzimit të emergjencës.
Pa-mëdyshje, modeli funksional i Italisë, Sllovenisë, etj, na shërbyen për të kuptuar domosdoshmërinë kritike që ka përmirësimi i sistemit dhe eficencës për përballjen e qytetarëve dhe shoqërisë në rastet e fatkëqësive natyrore, industriale, epidemitë, ambjentaliste, etj.
E thënë më qartë, në këndvështrimin strategjik, vendi dhe përmirësimi i starndardeve të sigurisë së qytetarëve kanë domosdoshmëri jetike modernizimin e sistemit dhe mbi të gjitha përmirësimin e eficencës se kapaciteteve për përballjen me kërcenimet (emergjencat) në rastet e fatkeqësive natyrore, industriale, epidemitë, ambjentaliste, etj.
Së fundmi, nga ky funksion, dëshiroj të bëj publike 2 këshillat strategjike, sot për Kryetarin e PD, dhe nesër për Kryeminitrin-BASHA:
1. “Ka barrën dhe përgjegjësinë historike të përgatitisë, konsultojë gjerësisht, prezantojë mbarë-shqiptarëve, të programojë si prioritet nr. 1, si dhe detyrimin të miratojë me konsensus një PLATFORMË-BESIMI për transformimin rrënjësor të sistemit të Sigurisë Kombëtare, me qëllim: “modernizimin e qasjes zyrtare (SSK), strukturave, paisjeve dhe kapaciteteve operacionale; depolitizimin, rikthimin e integritetit dhe motivimit të personelit; përmirësimin rrënjësor të stërvitjeve, aftësive dhe kulturës së bashkëpunimit mes strukturave përgjegjëse shtetërore, në interes të sigurisë së jetës, pronës, dinjitetit dhe prosporitetit të qytetarëve; garantimin e stabilitetit demokratik, rikthimin e Shqipërisë te “zgjedhjet pluraliste” dhe vlerat euro-artlantike; mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave kombëtare; përmbushjen e detyrimeve dhe rikthimin e vendit të merituar të RSH në NATO”.
2. Ndërsa, për më konkretisht emergencat civile, si një ndër projektet (sfidat) kritike të platformës-Basha për Sigurinë Kombëtare, me objektiv: “ri-ngritjen e sistemit te mbrojtjes civile, me concept të decentralizuar, qasje struktura, infrastruktura, paketë ligjore, kapacitete dhe rregulla angazhimi të integruara”. Për sa strukturën, nuk do na duhet të shpikim rrotën, por mbështetur në ekperiencën e RSH, si dhe modelet e Italisë, Slovenisë, Austrisë etj: “(a) ri-ngritjen e një departmenti në vartësi të KM; (b) 3 baza llogjistike (force provider) në të gjithë territorin në vartësi të MM, si dhe (c) 12 Qëndra të Mbrojtjes Civile, në vartësi të Prefekturave”.

Po ashtu, dëshiroj ta përmbyll, duke përsëritur edhe më fortë se, qëllimi i kësaj platformë- shprese, nuk është thjesht të krahasojmë as zëvendësojmë si Kryeministër, gallataxhiun-RAMA me leader-in perëndimor BASHA, por mbetet emergjencë kombëtare, mision i PD dhe sfidë e mbarëshqiptarëve për të shpëtuar demokracinë, qytetarët dhe vendin nga kthetrat e pusht-etit të vjedhur (pa votuar); strukturave të dështuara dhe institucioneve të kapura nga interesat e oligarkisë politike, ekonomike, krimit të organizuar, korrupsionit dhe mafjes mediatike. Mbi të gjitha, duke bërë diferencën në ushtrimin me vision dhe përulësi të përgjegjesive shteterore, ndaj sigurisë së qytetarëve, intergrimit të vendit në BE dhe interesave mbarë-kombëtare.

Login to post comments