“Do t’i zbraz pikë-pikë të vërtetat e tmerrshme”! Paralajmëron Agron Tufa, shënjestron drejtorin e lartë në polici

Premte, 17 Janar 2020 16:56

Shkrimtari Agron Tufa ka shenjëstruar një tjetër zyrtar të lartë, që sipas tij, ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit.

Bëhet fjalë për Drejtorin e Kërkimeve Shkencore në Akademinë e Sigurisë, Xhavit Shalën, të cilit i drejton disa pyetje lidhur me kohën e diktaturës, përmes një mesazhi në rrjetet sociale. Në fund të mesazhit, Tufa paralajmëron drejtorin Shala të bëjë kujdes me përgjigjet, ndërsa shton me tone të forta se “Do t’i zbraz pikë-pikë të vërtetat e tmerrshme”.

Mesazhi i Agron Tufës:

Postcriptum 1: nga “Punët dhe ditët” e ish oficerit të Sigurimit, shokut Xhavit Shala, sot Drejtor i lartë i Policisë së Shtetit dhe disa pyetje të karakterit mistik për shokun Xhavit:

  1. Kë/cilët do të përgjonte punëtori i zellshëm operativ, shoku Xhavit, në zyrën e “pallatit përballë”?
  2. “Zyra siguron kushte normale për ruajtjen e sekretit”. – Çfarë sekreti duhej të ruhej vallë?
  3. Kush/cili nga punëtorët operativë e spiunonte tjetrin – Niko Subashi Xhavit Shalën apo Xhaviti Nikon? Ndoshta të dy ndësjelltësisht? Ndoshta asnjëri?
  4. A i përdor ende punëtori i partishëm operativ i Sigurimit ish bp-të e tij nga Elbasani, për të shkruar e përhapur skenarë nëpër shtypin shqiptar kundër armiqve të Sigurimit dhe Rilindjes? Cilët janë pseudonimet e tyre? Shënim: Kujdes me përgjigjet! Partia të kap në flagrancë me zemër të pasinqertë! Dhe t’i zbraz pikë-pikë të vërtetat e tmerrshme. Të pashte.rrshme!
Login to post comments