Abuzimet dhe lidhjet mafioze, ja kush është administratori rilindas i Bashkisë për Sukthin

Diel, 19 Janar 2020 14:19

19/01/2020

 
 
 

Ish Kryeministri Berisha ka publikuar në faqen e tij në facbook një mesazh të një qytetari i cili shpjegon bëmat e kreut të PS dhe adminstrator i Bashkiës për Sukthin.

Përveç ngjarjeve të tjera qytetari përmend edhe plagosjen e Rrapo Osmanit me thikë.

“Me daten 31.11.2019 e plagosin disa herë me thikë para shtëpisë të tij dhe përfundon në spitalin e Traumes, arsyja është abuzim me detyrën duke dhënë leje të pamiratuara dhe pas duke ushtruar presione”.

Ja potimi i plotë:

Denoncon Kryetarin e Partisë dhe administratorin e bashkisë për Sukthin, abuzimet dhe lidhjet e tij mafioze!

Lexoni mesazhine qytetarit dixhital. Sb

Dua të bej një denoncim për Kryetarin e PS Sukth i cili po përpiqet të bëjë presione të ndryshme njerzve të PD . Rrapo Osmani është kryetar i PS dhe njëkohësisht administrator në bashkine Sukth i emëruar nga Vangjush Dako. Ky njeri abuzon hërë pas here me detyren. Në vitin 2017 qëllojne lokalin e tij me kallashnikov disa pasi ky njeri është me precedentë. Në vitin 2018 Vangjush Dako e emron Administrator të Njësisë Administrative Sukth Rrapo Osmanin po në këtë vit ky njeri ndërton lokal pa leje në bregdetin Hamallaj duke abuzuar me detyrën.

Në vitin 2019 ndërton lokalin e dytë Bar Restorant Ali Pasha në të njëjtin bregdet Hamallaj. Me daten 31.11.2019 e plagosin disa herë me thikë para shtëpisë të tij dhe përfundon në spitalin e Traumes, arsyja është abuzim me detyrën duke dhënë leje të pamiratuara dhe pas duke ushtruar presione. Ky është modeli i kryetarit të Partisë Socialiste në Sukth.

Po ju bashkangjis disa dokumenta që vertetojnë këto që thamë më lartë.Ju lutem bëjeni publike.

Image

 

Login to post comments