Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka publikuar disa dokumenta ku thotë se kryebashkiaku Veliaj ka firmosur për ndërtimin e një kulle 24 katëshe, e cila pritet të jetë qendër tregtare aty ku më parë ka qenë ndërtesa “Ekspozita sot”.
STATUSI I INA ZHUPËS
Erioni Betoni vazhdon betonizimin e Tiranës me kulla të larta pavarësisht se jemi qyteti me ajrin më të ndotur në Europe dhe të dëmshem për shëndetin. E rradhes është kulla që do i zërë vendin ish ekspozitës, nje sipërfaqe ndertimi 67.366 m2 me 24 kate lartësi!
Këshilli Kombëtare i Territorit me vendimin nr. 4 datë 8 nëntor 2019 ka miratuar lejen e ndërtimit të rradhës për objektin “Ekspozita Building” një kullë me lartësi rreth 100 metra, 24 kate mbi tokë me destinacion qendër tregtare, ambiente për zyra dhe banim dhe 5 kate nën tokë parking . Volumi i sipërfaqes së përgjithshëm të ndërtimit që do t`i zërë frymen kryeqytetit është 67.366 m2.
Trualli ku do të ndërtohet kulla ndodhet pranë Bulevardit “Gjergj Fishta” ku më parë ka ekzistuar ndërtesa “Ekspozita sot” një ndërtesë e trashëgimisë historike të Tiranës.
Veliaj vetëm dëmton qytetin dhe shëndetin e qytetareve edhe mbush xhepat e oligarkëve edhe të vetat! I emëruar në krye të bashkisë nuk po lë hapesirë në qytet pa e transformuar në nje kullë!