Ka një arsye se përse e quajnë klimë sigurie.
Të hënën, qytetarët e Tiranës u zgjuan edhe më pak të sigurt. Mbrëmjen e së dielës, një çift bashkëshortësh u plagosën brenda në banesën e tyre nga dy persona që tentuan t’i grabisin. Ata që e njohin çiftin, thonë se ishte një familje e shkëlqyer, njerëz që shihnin punën e tyre.
Klima e terrorit në vend tregon qartë se krimi godet kudo, që nga ekzekutimet me snajper e deri tek grabitjet e qytetarëve të ndershëm.
Njerëzit rrëmbehen në rrugë për ditën me diell dhe policia bën bujë vetëm kur arreston ndonjë të dehur në timon. Gjithkush është i rrezikuar dhe askush nuk beson se qeveria ka forcën të parandalojë të tilla krime.
“Na ka shokuar, nuk ka siguri në këtë vend,” thotë një qytetar që e njihte çiftin. “Nuk punohet në Shqipëri, është shumë e vështirë,” shton ai, si një mesazh ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshajt.
Ky i fundit deri më tani mbahet mend vetëm për dhunën ndaj opozitës dhe studentëve shqiptarë.
Edhe ato me urdhër nga shefi i tij lart. Kush mbjell krim, krim do korrë.
© SYRI.net