'Opozita, i fundit institucion që vendi të quhet demokraci!'

Hënë, 20 Janar 2020 13:08

Opozita politike është institucioni i fundit që vendi të quhet demokraci! Pa asnjë dyshim që është kështu!

 

Ka shumë vend për kritikë ndaj opozitës zyrtare, pa asnjë dyshim. Por ajo nuk mund të "vritet", sepse vritet demokracia përfundimisht.

Duke dënuar opozitën, i rritet jeta pushtetit më të keq që kemi njohur deri më sot! Kjo është e vërteta më e hidhur që po përjetojmë.

Sot nuk mund të ketë më "të paanshëm". Ka mbështetës të qeverisë anti-demokraci ose të opozitës, jo detyrimisht prodemokraci, por të paktën pro rotacion politik.

E di që kjo tezë meriton kritikën e vet, por jemi në kushtet e "të keqes më të vogël", siç kemi qenë gjithë këto vite...

E kuptoni se çfarë po ndodh?! Për çdo pisllëk që bën vetë qeveria, gjykimi i bëhet opozitës!!!

Ejjjj, ngadalë pak!

Të paktën t’i rrimë logjikës dreqi e mori.

Qeveria na mbylli rrugën e Europës por fajin na e paska opozita?!

Në asnjë deklaratë të BE-së dhe vendeve anëtare nuk insinuohet kjo gjë! Vetëm tek portalet e qeverisë sajohen pisllëqe që ne i debatojmë!

Me një portal të paguar në Amerikë, krijuan një skenar që Basha qenka rus, ndërkohë Rama e ka kokën në Rusi dhe nuk bëhet aq lajm!!!

Kulmi!

Harxhojmë kohë të çmuar nga opozita ndaj qeverisë. Ja kaq kërkon qeveria!

Etj etj etj, gjëra të tmerrshme që qeveria ia bën popullit të saj dhe ne gjykojmë opozitën!!!

Duhet ta kritikojmë, pa tjetër. Unë e bëj për vete, por nuk e vras. Përkundrazi e mbështes duke ia thënë mendimin siç e kam.

Nuk është fjala të mbështesim partitë, por rotacionin dhe pluralizmin, minimumin e demokracisë, sepse është në rrezik real, minimumin që qeveria moniste na e kërcënon.

Opozita me gjithë të zezat që ka nuk arrin t’i bëjë dëm vendit. Të paktën jo aq sa i bën qeveria moniste që ka çdo gjë në dorë! Absolutisht çdo gjë!

Ndaj ftesa ime është të përballemi me absoluten si fillim. Mbase i japim dërrmën njëherë e mirë.

P.s. Për ju që mendoni e shkruani se "me kë ta bëjmë, me Lulin Monikën, etj"? Ju them që ato janë emra të përveçëm, që sot janë, nesër jo.

Sot na duhet të garantojmë që opozita si institucion është aty. Politika ashtu është, tërhiq e mos e këput. Në këtë lojë emrat ndoten, pa dyshim, por opozitat duhen me detyrim.

Më në fund, kush mendon një opozitë tjetër më të suksesshme le ta shpallë, të na bindë që ta mbështesim. Të hysh në llogore me ajër të kondicionuar e të shash dynjanë, është krejt kollaj.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...