Nga Petrit Vasili
Luigi, foli Edit foli, paçka se merzitet!
Ambasadori Soreka tha sot se:
‘Nuk kanë mbetur shumë kohë për të arritur ato gurë të tjerë kilometrikë që duhen këtë pranverë. Do të ishte gabim për Shqipërinë në rast se nuk do të fokusohej për të bërë gjithçka që mund të bëjë Shqipëria si vend gjatë muajve në vijim për tu prezantuar plotësisht e përgatitur për pikën tjetër të takimit.’
Ambasador Soreka guret kilometrike janë të qarte:
Edi Rama nuk duhet të vjedhë zgjedhjet dhe nuk duhet të bëjë votime moniste.
Edi Rama duhet të çojë përpara drejtësisë hajdutët e zgjedhjeve.
Edi Rama duhet të heqë duart nga drejtësia dhe nga kapja e Gjykatës Kushtetuese.
Edi Rama duhet të ndalë korrupsionin që po shkatërron ekonominë e vendit dhe të përgjigjet për penalisht ai dhe qeveria e tij për këtë.
Edi Rama duhet të ndalë koncesionet grabitqarë dhe kusarë, që po hedhin ekonominë në greminë siç vetë BE ka konstatuar.
Edi Rama duhet të ndahet nga krimi i organizuar, nga trafikantët e drogës dhe të ndalë pastrimin gjigand të parave në Shqipëri.
Edi Rama duhet të ndalë shkaterrimin e administratës publike dhe të mos fusë mijra militante të paaftë dhe të korruptuar të partisë së tij.
Ndaj i dashur Ambasador i BE-së këto nuk janë detyra të Shqipërisë, por të Edi Ramës.
Këto detyra të paplotësuara dhe të penguara prej tij na mbajnë jashtë Europës.
Ju e dini më mirë se kushdo tjetër këtë.
Unë e kuptoj sikletin,vështirësinë dhe hallin, që ju pengon për të mos ju drejtuar dot drejtperdrejti Edi Ramës.
Por koha spret më. Shqiptaret nuk mund të presin më.Të rinjtë e Shqipërisë nuk kanë më durim.
Ndaj i dashur Luigi foli edhe Edit paçka se merzitet.
Për Europën dhe parimet e saj rëndësi ka të gëzohet populli pa le të merzitet Edi.
Pa Edin bëjmë që çke me atë punë,ndërsa pa popullin s’bëjmë dot kurrë.
Ndaj foli Edit Luigi foli....