Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka pritur në një takim ambasadorin e ri të Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.
Sipas asaj që poston në Facebook, kryetarja e LSI, gjatë takimit është diskutuar nevoja për të forcuar lidhjet mes Shqipërisë dhe Kosovës, me bashkëpunime më të gjera në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës, heqjen e barrierave të dëmshme për tregtinë dhe krijimin e mundësive sa më të mëdha për investime nga biznesi privat në të dy vendet.
“Sot prita në takim Ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Tiranë Z. Nait Hasani.
I urova suksese Z. Hasani në misionin e tij në Tiranë dhe i sigurova mbështetje të plotë për konsolidimin e rrugës së integrimit euro-atlantik të Kosovës.
Gjatë takimit u diskutua nevoja për të forcuar lidhjet mes Shqipërisë dhe Kosovës, me bashkëpunime më të gjera në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës, heqjen e barrierave të dëmshme për tregtinë dhe krijimin e mundësive sa më të mëdha për investime nga biznesi privat në të dy vendet.
Gjithashtu u ndalëm dhe në nevojën e shkëmbimeve dhe përvojave midis shoqatave të studentëve, universiteteve, shkollave të mesme, duke forcuar kështu lidhjet midis të rinjve, të cilët janë ata që do të trashëgojnë dhe lartësojnë vlerat e kombit”, shkruan Kryemadhi në postimin e saj.