Petrit Vasili: Debati për sistemin, si gjethe fiku për vjedhjen e votës!

Tuesday, 21 Janar 2020 18:45

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se pa dekriminalizimin dhe dënimin e shitblerjes së votës asnjë sistem zgjedhor nuk do të mund të jetë i suksesshëm. Në një analizë të publikuar në Facebook, Vasili deklaron se vetëm krijimi një ambienti politik, shoqëror dhe mediatik që dënon vjedhjen e votës do të garantojë votime me standarde.

Analiza e plotë e Petrit Vasilit në Facebook:

 

Debati për sistemin, si gjethe fiku për vjedhjen e votës!!

Tragjedia e zgjedhjeve dhe asgjësimi e zhbërja e votës së lirë ka vetëm një shkak SHITBLERJEN DHE KRIMINALIZIMIN e votës. Pa vote te lirë asnjë sistem zgjedhor nuk qëndron dot në këmbë, pasi do të jete i vdekur, do te jete i mbytur, do te jete praktikisht fiktiv dhe i paqenë.

Asnjë sistem vetvetiu nuk zgjidh në asnjë mënyrë shitblerjen dhe kriminalizimin e votës. Krijimi i një ambienti shoqëror, politik, ligjor e mediatik si një front i vetëm kundër shitblerjes dhe kriminalizimit të votës është e vetmja rrugë për të kthyer normalitetin e përfaqësimit të vërtetë e real të qytetarëve. Ndryshe, përfaqësim të vullnetit të qytetarëve absolutisht nuk ka dhe nuk do të ketë, por thjesht do të kemi përkthim të vullnetit të krimit në insitucione politike të kapura dhe të komanduara prej tij.

Vetëm kur vota e qytetarëve të çlirohet nga zgjedha e kriminalizimit prej qeverisë, pikërisht vetëm atëherë mund të kishte vend për një debat për avantazhet dhe dizavantazhet e sistemeve te ndryshme zgjedhore.

Shqipëria realisht i ka provuar qasjet madhore të sistemeve zgjedhore që nga maxhoritar i pastër, maxhoritar i korrektuar pa tavan, maxhoritar i korrektuar me tavan dhe deri në sistemin tërësisht proporcional. Pavarësisht nuancave dhe pasurimeve në elementë të ndryshme, sistemet në themel këto janë dhe këtë nuk mund ta mohoje kërkush. Të gjithë sistemet kane hyrë në krizë të thellë jo për thelbin e tyre, por për shkak të vullnetit kriminalizues të politikës.

Pra është provuar tërësisht që të njëjtat sisteme zgjedhore kanë zgjidhur kriza, por edhe kanë prodhuar kriza akoma më të renda, sapo kapja kriminalizuese e votës ka ndodhur duke i denatyruar dhe tjetërsuar këto sisteme. Ndaj edhe përgjigja e kontributi i gjithanshëm, i kujtdo pritet me padurim që ti shërbejë kësaj kauze te madhe çlirimit të votës nga trysnia e tmerrshme e krimit dhe parave të pista.

Ndaj ç’fokusimi nga beteja për çlirimin e votës së lirë tek debati për sistemin do të thotë që ti vesh një gjethe fiku krimit elektoral. Asnjë sofizëm matematikor apo didaskali ex catedra nuk justifikon dot shmangien nga beteja për çlirimin e votës. Nëse këto debate “laboratorike” për sistemin zgjedhor vijnë nga naiviteti sigurisht janë të mirekuptuara, nëse janë të qëllimshme, artificiale dhe të kërkuara natyrisht meritojnë të përbuzen.

Login to post comments