‘Me Minishengenin Ballkanik fiton Serbia’, edhe shqiptarët e Malit të Zi kundër Edi Ramës

E mërkurë, 22 Janar 2020 11:59

Përfaqësuesit e shqiptarëve në Mal të Zi kundërshtojnë nismën e Minishengenit Ballkanik të mbështetur nga Kryeministri Edi Rama, pasi vlerësojnë se nisma i sjell përfitime direket vetëm Serbisë. Përfaqësuesi i komunës të Tuzit Nikoll Camaj, thotë se domosdoshmëri është forcimi i lidhjeve mes shqiptarëve.

Pas Kosovës edhe shqiptarët e Malit të Zi nuk e mbështesin nismën e kryeministrit shqiptar Edi Rama për minishengenin Ballkanik.

Nikoll Camaj, përfaqësues i komunës shqiptare të Tuzit: Ndoshta shteti shqiptar për momentin sheh një interes, ne nuk e shohim atë interes. 

Përfaqësuesi i komunës shqiptare të Tuzit Nikoll Camaj thotë se më e domosdoshme do të kishte qenë të sigurohej një minishengen mes shqiptarëve dhe për këtë jep argumentet e tij.

Nikoll Camaj, përfaqësues i komunës shqiptare të Tuzit: Pra shqiptarët e Maqedonisë, shqiptarët e Kosovës, të Luginës, të Malit të Zi të kenë një minishengen.

Si një njohës i mirë i realitetit në ish Jugosllavi, ish deputeti i parlamentit të Malit të Zi thotë se Serbia është me e fortë se Shqipëria në aspektin ekonomik, prandaj fitimtare e drejtpërdrejtë është vetëm ajo.

Nikoll Camaj, përfaqësues i komunës shqiptare të Tuzit: Ne jemi të dobët dhe nuk besoj se ne mund të eksportojmë mallra si Shqipëri në Serbi as përgjysmë.

Por zhgënjimin më të madh me këtë nisëm, Camaj e ka kur kthehet pas në të shkuarën dhe kujton ëndrrën e Serbisë për Durrësin.

Nikoll Camaj, përfaqësues i komunës shqiptare të Tuzit: Ai që nuk di nga vjen nuk di nga shkon. Pashiçi që ka qenë strategu më i madhe në Serbinë e madhe, Durrësin e ka parë si një portë serbe.

Minishengenin e quan vepër jo vetëm të Beogradit, por edhe Moskës zyrtare që fshihet nga pas, ndërsa mendon se për këtë nuk mund të vendosë një apo disa politikanë, por duhet pyetur me referendum populli shqiptar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...