Rrëzohet dekreti i Presidentit, por 'Anti-shpifja' shkon në 'Venecia'

E mërkurë, 22 Janar 2020 13:22

'Venecia' përmbytet nga kërkesat që i vijnë nga Shqipëria.

Edhe paketa 'Anti-shpifje' do të shqyrtohet nga trupa e njohur juridike.

Në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias mësohet se dy ligjet që përmbajnë paketën Antishpifje do të shqyrtohen në mars.

Po këtë muaj do të Komisioni i Venecias do të marrë në shqyrtim dhe kërkesën e Presidentit Ilir Meta lidhur me zgjedhjen e 2 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë sot, Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese rrëzoi dekretin e Presidentit, Ilir Meta për mediat elektronike, pjesë e paketës “Anti-shpifje”.

Modifikuar më E mërkurë, 22 Janar 2020 13:40
Login to post comments