I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett kanë arritur në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje ku për pak pritet që të takohen me të parin e kësaj partie, Albin Kurtin,
Takimi po mbahet pa praninë e mediave, derisa, është thënë se do të deklarohen pas përfundimit të takimit.
Grenell ka arritur mbrëmë në Kosovë, me që rast është takuar fillimisht me të parin e shtetit, Hashim Thaçin.
Sot ndërkaq ka të planifikuar nga ora 11:30 takim edhe me kreun e LDK-së, Isa Mustafën.