TI: Shqipëria shkon gjithnjë e më keq nga korrupsioni

E Enjte, 23 Janar 2020 11:22

Organizata ndërkombëtare, Transparency International, vlerëson se me gjithë aspiratat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, rezultatet e luftës kundër korrupsionit në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi nuk janë përmirësuar.

Në raportin e publikuar të enjten organizata thekson se mungesa e vullnetit politik dhe një rënie në zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve janë sfida reale në rajon. 

Raporti për vitin 2019 e radhiti Kosovën në vendin 101, tetë vende më keq sesa një vit me parë kur ishte radhitur në vendin e 93-të.

Raporti thekson se situata në Kosovë është përkeqësuar, ndonëse tërheq vëmendjen se ndryshimi i pushtetit në Kosovë mund të sjellë edhe ndryshim në këtë fushë.

“Kosova po kalon nëpër një periudhë të ndryshimit të pushtetit në parlament gjë e cila mund të ofrojë një mundësi për ndryshime. Pas shumë vitesh kritika për qeverinë dhe komunitetin ndërkombëtar në Kosovë për dështimet e tyre në trajtimin e korrupsionit, partia Vetëvendosje, e cila së fundmi fitoi në zgjedhjet parlamentare, ka mundësinë të dëshmojë përkushtimin e saj në luftën kundër korrupsionit”, thuhet në këtë raport.

Aty nënvizohen problemet me emërimet politike dhe financimin e partive politike në Kosovë.

“Sidoqoftë mbetet të shihet nëse një qeveri e re do funksionojë me një standard më të lartë të integritetit politik. Kjo gjë mund të arrihet duke anashkaluar praktikën e zakonshme të emërimeve politike në institucione publike si dhe duke vendosur një obligim të fortë ligjor ndaj partive politike për të publikuar mënyrat e financimit të tyre”.

Shqipëria me 35 pikë radhitet në vendin e 106-të, ndryshe nga një vit më parë kur ishte renditur në vendin e 99-të.

Bosnja është në renditje e njëjtë me Kosovën, ndërsa Maqedonia është në vendin e 106-të. Serbia renditet dhjetë vende më lart se Kosova.

Danimarka dhe Zelanda e Re me nga 87 pikë, janë të parat në raport, ndërsa të fundit radhiten Sudani Jugor me 12 pikë dhe Somalia me 9 pikë.

Sipas raportit mbi dy të tretat e vendeve janë në vendnumërim ose janë duke shënuar hapa prapa në luftën kundër korrupsionit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...