Ish-deputeti i PS, Arben Malaj njofon përmes një statusi në facebook, se i është bashkuar Partisë Agrare Ambjentaliste, të drejtuar nga Agron Duka. Malaj thotë se ka mirëpritur ftesën e Dukës për të kontribuar si këshilltar strategjik për platformën dhe organizimin e PAA për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale .
“Një angazhim konkret me Partinë Agrare Ambjentaliste. E mirëprita ftesën e kolegut të nderuar Agron Duka për të kontribuar si këshilltar strategjik për platformën dhe organizimin e PAA për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale .
Këshillimi i kësaj partie të qendrës së majte, me strategji të sukseshme, më krijon mundësi reale për të dhënë kontribute pozitive për ta rritur fuqinë elektorale të PAA-së dhe për ta ofruar PAA në cdo aspekt të vlerave dhe misionit të saj politik me të gjelbërit evropian, të cilët vlerësohen sot si grupimi politik më progresistë dhe më influencë të rritur në qeverisjen vendore dhe kombëtare në shumë vende të BE-së, por edhe në institucionet e saj politike.
Të gjelberit nëzgjedhjet e fundit për parlamentin evropian fituan rreth 10 përqind të votave, duke marr një status të rëndësishëm edhe për politikat në nivel evropian. Suksese PAA! Mirënjohje cdo kolegu që do të angazhohet për sfidat e PAA, si një mundesi konkrete për zhvillime dhe ndryshime pozitive në Shqipëri!” shkruan Malaj.