Grupimi i të rinjëve studentë i quajtur ‘rezistenca rinore’ ka reaguar më një postim në faqen e vet në facebook duke sqaruar pozicioni e tyre dhe atë të Arlind Qorrit një person i cili sipas të rinjëve shkatërroi protestën studetore.
“Ne po vazhdojmë të protestojmë pasi kërkesat tona u injoruan plotësisht nga qeveria”, shkruajnë të rinjtë.
Ata shtrojnë në postimin e tyre edhe një pyetje për Qorrin. “Arlind Qorri me shoke, proteston kur i jep leje Erion Veliaj, apo kur do të ngrejë pazarin?”, thuhet në shenim.
Ja postimi i plotë:
Ne Logun e Shkendijes mbremë natën është montuar një video dhe më pas postuar ne faqen fallco te instagramit të UT. Prapa kësaj faqe fshihet ideatori dhe personi që shkaterroi protestën studentore, komunisti Arlind Qorri.
Në jemi rezistenca rinore. Ne po protestojmë! Ne nuk heqim dorë nga kërkesat e studenteve për arsim cilësor. Në po vazhdojmë të protestojmë si një vit më parë. Mes nesh ka të majtë, ka të djathtë ka dhe plot studentë të painteresuar për partitë ose siglat politike. Ne po vazhdojmë të protestojmë pasi kërkesat tona u injoruan plotësisht nga qeveria. Një pyetje kemi sot? Përse nuk proteston Arlind Qorri?! Nga kush duhet të marrë leje që të protestojë? Nga kush duhet të sponsorizohet që të protestojë? Rezistenca rinore dhe studentet protestojnë për kërkesa legjitime të studenteve. Arlind Qorri me shokë, proteston kur i jep leje Erion Veliaj, apo kur do të ngrejë pazarin?
Shpesh herë grupet marksiste shfaqen me çorape në koke. Arlind Qorri nuk e ka vënë çorapen ende, por sjellja e tij është e njëllojtë si me studentet, si me minatorët, ashtu dhe me shtresat në nevojë.