“Të tronditur nga viktimat në njerëz pas tërmetit”, Meta: Populli shqiptar në krah të Turqisë mike!

Saturday, 25 Janar 2020 08:53

Presidenti Ilir Meta përmes një mesazhi drejtuar Turqisë, shpreh ngushëllime për familjet e viktimave nga tërmeti shkatërrimtar, që deri më tani i ka marrë jetën 20 personave.

Teksa lutet që mos të ketë më jetë të humbura, kreu i shtetit shqiptar iu uroi shërim të shpejt personave të lënduar.

Po ashtu ai theksoi se në këto momente të vështira, populli shqiptar është në krah të Turqisë mike.

“Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po ndjek situatën në Turqinë mike, të goditur nga tërmeti tragjik.
Shumë i tronditur nga viktimat në njerëz, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre, të gjithë popullit turk dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, duke u lutur që të mos ketë të tjera humbje jetësh.
Të gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi natyrore ju uroj shërim sa më të shpejtë.
Në këto momente tepër të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi në krah Turqisë mike! 🇦🇱🇹🇷”, shkruan Meta në Facebook’.

Modifikuar më Saturday, 25 Janar 2020 08:54
Login to post comments