Surreli, Rama krihet...

Saturday, 25 Janar 2020 16:05

Ndërkohë qe vendi lëngon gjithnjë e më shumë nga situatë e rëndë dhe e tmerrshme në të gjitha fushat, Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në inaugurimin e shkollës së Surrelit, njësi administrative në të cilën është dhe vetë banor, ku ishte i shoqëruar nga i ngjashmi i tij më i madh, Veliaj.

Pas një vëzhgimi në shkollë, Veliaj ka mbajtur një fjalim i pari e më pas ka qenë dhe kryeministri Edi Rama që ka folur si ‘mikritës’.

Ka vijuar me gjoja ‘kërcënimet’ e tij për deputetin e zonës dhe Veliajn, duke iu kërkuar më shumë investime për zonën.

Një spektakël dhe një tallje për banorët e zonës.
“Ju të qytetit na keni mbështetje por na mbani afër se vetëm të mira na keni. Ju japim mbështetje po të kërkoni, këshilla”, u tall Rama.

Login to post comments