Mashtruesë dhe të neveritshëm. Kështu i etiketon ish kryeministri Sali Berisha kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.
Berisha i referohet mesazhit të një qytetari, i cili teksa komenton vizitën e Ramës dhe Veliajt dje në Kashar, shprehet se, banesës së ‘inauguruar’ prej tyre thjesht I janë bërë disa mbushje shpejt e shpejt, ndërsa shton se shtëpia përbën rrezik për banorët e saj.
“Mashtruesë ordinerë dhe të neveritshëm! Ja se çfarë inauguruan dje në Kashar Edvin Hajduti dhe Lal Plehu i tij! Lexoni demaskimin e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha në postimin e tij.
Pershendetje doktor.
Sot edi rama ishte ne kashar per te inaguruar nje shtepi te "re" e cila u demtua gjete termetit te shtatorit . Ajo shtepi qe u demtua dhe qe kishte rrezik per te jetuar thjesht i jan mbushur te carat dhe eshte lyer shtepia nga jashte asgje me shum sepse kto te rilindjes jan shum te zgjuar se shkojn tek militantet e tyre tek ato qe e mbyllin gojen per nje shtepi te lyer . Pervec kesaj i la dhe femijet e asaj familjes sot pa shkolle sepse i donte aty prane se shyqyr zotit e kemi shum te dashur me femijet kte kryeministrin tone .
Nuk e di si mund ta inaguroje per shtepi te re kur thjesht e ka lyer si shtepi ...
Nuk kam se cfare te them me shum doktor se po na bejne te flasim me vete .Faleminderit