Thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama duket se janë kthyer tashmë në kore normale të tifozëve gjatë ndeshjeve të futbollit. Pas qytetit të Korçës disa ditë më parë, sot ka qenë radha e tifozëve shkodranë në stadiumin “Loro Boriçi”, gjatë ndeshjes Vllaznia-Laçi.
Në minutën e 65’ arbitri ndërpret ndeshjen për shkak të situatës së tensionuar të tifozëve shkodranë që në kor brohorasin: “Rama Ik”.
Slogani “Rama ik” po mbahet gjallë nga tifozat anëmbanë vendit, ndërkohë që lidershipi opozitar sikur e ka harruar thirrjen “Rama ik!” që prej qershorit 2019.
Liderët e opozitës bëjnë mirë të shikojnë ndeshjet e futbollit shqiptar, sepse mund të marrin zemër nga thirrjet e sportdashësve!