Nënkryetari i PD, Edi Paloka u shpreh nga Lushnja ku mori pjesë në 29-vjetorin e themelimit të degës së kësaj partie se, opozita e bashkuar kryeson në sondazhe përballë socialistëve që janë në pushtet prej vitit 2013.
"Partia Demokratike është forcë e parë në Shqipëri, opozita e bashkuar është absolutisht të paktën 10 pikë para nga partia e Edi Ramës se as Partia Socialiste nuk mund ti them më", tha Paloka.
Referuar atentatit me granatë në zyrë, Paloka tha për kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe se, arsyeja e sulmit ishte droga.
"Qytetarët e Lushnjes e dinë se pse ja bënë atentatin këtij, filloi edhe ky ta thithte si ai i Bulqizës, edhe rezultati dihet", theksoi ai.
Mëngjesin e 31 dhjetorit 2019, kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe iu bë atentat nga ish-shoferi i tij Gëzim Saraçi i cili i ka hedhur në zyrë një granatë dore.
Nga shpërthimi i granatës mbetën të plagosur kryebashkiaku Tushe si dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu.