Nga Ylli Manjani.
Një jurist nën moshën 60 vjeç, nuk mund të shërbejë siç duhet në detyrën e gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese.
Për mendimin tim ky kriter, pra përvoja jetësore duhet të ishte kriter po aq i fortë sa përvoja profesionale. Juristi dhe vera e mirë dallojnë nga koha.
Në fazën e fundit të jetës profesionale mundësia për për kompromis zvogëlohet dhe e drejta triumfon.
Një 40-50 vjeçar e ka të nevojshëm kompromisin me detyrën, sepse i duhet të mendojë çdo bëjë më pas. Pa llogaritur detyrimet që i burojnë nga familja e tij në nevojë për shërbime në rritje.
Ndërsa dikush që do të mbyllë karrierën ka më shumë shanse t'i shërbejë ndershmërisht detyrës. Ndërkohë detyrimet familjare tashmë janë zbehur... Ky është dallim esencial që politika e rekrutimit gjithandej e merr në konsideratë.
Unë nuk di ndonjë rast në BE e Amerikë që në Gjykatat Kushtetuese dhe ato të larta të emërohen 40 vjeçarë!!! Ky sherri ynë këtu që shkon edhe në Venecia, në thelb zgjidhet duke vendosur kriter përvojën jetësore.
Gjykimi është profesion, por edhe përvojë jetësore. Zgjidhjet hibride janë humbje kohe dhe energjish. Më keq akoma humbet drejtësia.