SYRI.net ka kontaktuar diten e sotme me koleksionistin e artit, Gjergji Thimio, pas sfidës së përsëritur që i ka bërë kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzon se ka qen i përfshirë në trafik ikonash, si dhe i hetuar dhe i ndaluar nga organet ligj-zbatuese të Francës për këtë çështje.
Por ndërkohë që redaksia po komunikonte me Thimion, ai na njoftoi se shumë punonjës policie e civilë të dyshimtë ndodhen në këto moment pranë lokalit të tij të përshtatur si ekspozitë me koleksionin e tij, në Pazarin e vjetër të Korçës.
'Pas intervistës dhënë dje për Tv Fax ku denoncoj kryeministrin Edvin Kristaq Rama (Edi), po largohem nga puna drejt shtëpisë, sepse ka shumë punonjës policie e civilë para lokalit.
Po shkoj në shtëpi…. nuk e di qëllimin e pranisë së tyre, por mendoj se nuk është aspak dashamirës…është një terror i vërtetë. zoti me ruajt nuk kam siguri. Para 10 minutave po kalojnë në mënyre presioni në pjesën që ushtroj aktivitet disa persona të spikatur për vepra te theksuara kriminiale... vrasje, përdhunime e rrëmbime në qytetin e Korçes natyrisht kontigjente të Partise Socialiste..rilindjes', ka deklaruar në panik e sipër Thimio për SYRI.net.
I pyetur se çfarë masa po merr për vetëmbrojtje dhe a do të denoncojë, ai ka thënë se mbrojtjen e kërkon urgjentisht nga prokurori i Përgjithshëm dhe Ambasada Amerikane dhe drejtuesja e re e saj.
'Kërkoj urgjentisht mbrojtje ligjore nga prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë...e në veçanti nga ambasada e SHBA në Tiranë, nga e nderuara zonja e re ambasadore.
I kërkoj ndihmë ambasadës së SHBA të më marrë në mbrojtje jetën në këto momente', deklaroi Gjergji Thimio për SYRI.net