Kosova ti dërgojë një note proteste Republikës së Shqipërisë.
Ky është propozimi i gazetarit dhe analistit nga Prishtina, Berat Buzhala.
Referuar deklaratave të sotme të Ramës nga Berlini, ku edhe një here sulmoi politikanët e Kosovës lidhur me Mini-Schengenin Ballkanik, Buzhala shprehet se, me këtë maniak, siç e etiketon ai Ramën, gjërat duhen sqaruar zyrtarisht.
“Ish kanë mire me ketë manjak me i sqaru hesapet zyrtarisht. Me e thirrë dikush Qemal Minaxhozin edhe me ia dërgu një notë të protestës Republikës së Shqipërisë. Ky nuk është kah na len asnjë derë çelë. Sulmo andej, shaje knej, kurse me Vuçiçin ngryk. Qeso vllaznish sikur Rama kemi prej Merdares deri në Suboticë”, shkruan Buzhala në reagimin e tij, raporton Syri.net.
Në një intervistë për Top-Channel nga Berlini, Rama ndër të tjera do të shprehej:
“Jo e vërteta është që po e dëmtojnë Kosovën, po e largojnë atë nga miqtë dhe partnerët e mëdhenj të saj dhe po ja ulin në mënyrë krejt të padrejtë reputacionin e madh që Kosova fitoi pas marrjes së të drejtës për të qenë një shtet i lirë dhe sovran. Kështu ne do të vazhdojmë me procesin dhe patjetër që nxitja e gjithanshme edhe nga BE edhe nga Gjermania nga SHBA pa diskutim do të jetë që procesi të ecë më tutje”