Rai 3: Kanabis është rritur me 1200%. PD: Po afrohen zgjedhjet, "çunat duhet të punojnë"

Hënë, 27 Janar 2020 21:58

Partia Demokratike reagon pas publikimit të raportit në televizionin Italian RAI 3, sipas të cilit, sasia e kanabisit në Shqipëri, krahasuar me një vit më parë, është rritur me 1200%.

Sipas selisë blu, kjo është një e dhënë që tregon se vendi po afrohet drejt zgjedhjeve.

"KONKLUZIONI? Po afrohen ZGJEDHJET, dhe "çunat duhet të punojnë"! KAQ!", shkruan ndër të tjera PD në reagimin e tij.

Deklarata e plotë:

 

Sipas RAI 3, raporti i cili është ende konfidencial i referohet vrojtimit ajror të anti-mafias italiane.
Përmban:

- pamje marrë nga ajri madje edhe me numërim rrënjësh të mbjella,

- farën vietnameze t? kultivuar për të rritur rendimentin për çdo rrënjë të mbjellur,

Si dhe intervistën e kreut të Policisë Kriminale shqiptare që tregon se si "është çrrënjosur fenomeni i mbjelljes së kanabisit që në.... 2014...

Në fund mbyllet me prokurorin italian, i cili tregon se sa e pakontrollueshme, e fuqishme, e pasur, e frikshme, është "mafia shqiptare" .... aq sa po tremb edhe vetë vendin e mafias: ITALINË!

KONKLUZIONI? Po afrohen ZGJEDHJET, dhe "çunat duhet të punojnë"! KAQ!

 

Modifikuar më Hënë, 27 Janar 2020 22:03
Login to post comments