Negociatat, në Bruksel nis Samiti i Ballkanit Perëndimor

Tuesday, 28 Janar 2020 09:36

Në Bruksel do të mbahet Samiti për Ballkanin perëndimor. Përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor të drejtuar nga Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli, do të flasin këtë të martë lidhur me perspektivën europiane të vendeve të tyre.

Në axhendën e këtij samiti ku do të marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian si dhe disktutimet për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në këtë samit do të marrin pjesë përfaqësuesit e Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë . Gjatë fjalës së tij Sassoli është shprehur i zhgënjyer për vendemin e Komisionit Europian për të shtyrë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Login to post comments