PD zbulon korrupsionin e Veliajt me shembjen e godinave në QS

E mërkurë, 29 Janar 2020 10:22

PD publikon vendimin e Këshillit të Ministrave i cili është botuar në Fletoren Zyrtare ku për ndërtimin e kampusit të Universitetit të Tiranës është ngarkuar Bashkia e Tiranës për administrimin e pricedrave për dhënien me koncesion/PPP.

PD bën me dije se mbrapa prishjes së godinave në Qytetin Studenti kishte një aferë korruptive, dhe mbas saj fshihet pikërisht kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

NJOFTIMI I PARTISË DEMOKRATIKE

Partia Demokratike denoncoi disa javë më parë që prishja e godinave në Qytetin Studenti kishte pas saj një aferë korruptive.

Dje, dokumenti i publikuar në Fletoren Zyrtare, konfirmoi se Kampusi Universitar do të jepet me PPP dhe, si kudo, pas kësaj afere qëndron Erjon Veliaj.

Sa herë bëhet fjalë për një leje ndërtimi, një koncesion/PPP abuziv, prishje dhe nxjerrje nga shtepitë, kudo është dora e tij!
Përveç shëndetësisë, rrugëve, mbetjeve, tani i erdhi radha edhe arsimit që të koncesionohet!

Modifikuar më E mërkurë, 29 Janar 2020 10:36
Login to post comments