Pas procesit elektoral të paparë në 30 vite demokraci në Shqipëri ku u zhvilluan zgjedhje moniste nga Rilindja në të gjithë vendin, kryetarja e Bashkisë Shkodër kishte dencura këtë rast në Gjykatnë Kushtutese.
Voltana Ademi ndoqi këshillën e amerikanëve dhe goditi në Gjykatën Kushtetuese procesin zgjedhor të 30 qershorit.
Ndaj vendimin për të shqytuar me themel padinë e konsideron një lajm të mirë për shqiptarët.
Tashmë pret vetëm që gjykata të bëhet funksionale.
Ankimimi prej 23 faqesh, sipas Ademit ka një sërë argumentash që lidhen me kushtetutën dhe merr në konsideratë procedurat që duheshin respektuar nga organet që merren me zgjedhjet.
Ademi veçon zhvillimet para dhe pas 30 qershorit.
Pikëpyetjet që opozita ka ngritur mbi institucionet e reja të drejtësisë, për Voltana Ademin janë një pikë që nuk duhen anashkaluar, por ajo i mbetet shpresës se Kushtetuesja do të mund ta thotë siç duhet fjalën e saj mbi këtë ankesë, shkruan Ora.
Padia e Shoqatës së Bashkive për shpalljen antikushtetuese të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe ajo e presidentit për Teatrin Kombëtar ishin dy kërkesat e pranuara nga Gjykata Kushtetuese për shqyrtim.