Qeveria kërkon huanë rekord: 725 milionë USD!

Premte, 31 Janar 2020 11:46

Qeveria shqiptare ka dorëzuar pranë Bankës Botërore një projekt lidhur me programin Kombëtar të furnizimit me ujë dhe kanalizimet duke kërkuar financim në vlerën 725 milionë dollarë.

Kjo është shuma më e madhe që vendi ynë kërkon pranë një institucioni financiar ndërkombëtar viteve të fundit pas mbështetjes që ka marrë në disa sektorë si energjia, infrastruktura, turizmi dhe menaxhimi urban.

Qeveria ka argumentuar se ky projekt synon që të ofrojë një shërbim më të mirë për qytetarët si dhe marrjen e masave në mënyrë që uji i pijshëm të jetë i aksesueshëm për të gjithë. Përmbledhja konceptuale e projektit që është në fazën e tij fillestare sqaron se projekti do të ndihmojë autoritetet që të ndërtojnë një qasje të re për ndërmarrje më të qëndrueshme financiarisht.

Institucioni që ka paraqitur projektin është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ndërkohë që data më e afërt e mbledhjes së bordit të bankës vlerësohet 9 marsi 2020. Objektivi përshkruhet si forcimi i kuadrit të politikave dhe kapaciteteve institucionale për të përmirësuar aksesin dhënien e shërbimit dhe qëndrueshmërinë financiare të ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve.

Prezantimi i projektit sjell në vëmendje strategjinë për sektorin për vitet 2020-2030 që tashmë ministria e ka nxjerrë për konsultim dhe ende mbetet të kalojë hallkat  e nevojshme të miratimit. Strategjia vlerëson se ka nevojë për investime të mëdha në sektor që kapin vlerën 1.5 miliardë euro.

Në të njëjtin dokument qeveria parashikon rritje të tarifave të ujit edhe me 75 për qind për të përballuar shpenzimet që do të kërkojë zbatimi i strategjisë. Kjo rritje sipas qeverisë është e mundur pasi është e përballueshme dhe shpenzimet e familjeve për ujin janë nën pragun 5 për qind, dhe saktësisht 2.2 për qind.

“Strategjia Kombëtare e Sektorit UK përfshin gjithashtu përmirësime në vendosjen e tarifave në përputhje me parimet e mëposhtme:  Nivelin e mbulimit të kostove nga tarifat; tarifa që bazohen në kosto;  politikat tarifore dhe përcaktimi i tarifave do të sigurojnë që shërbimet UK të jenë të përballueshme në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, ku thuhet se tarifat duhet të jenë të përballueshme duke pasur parasysh që fatura ujit dhe kanalizimeve duhet të jetë jo më shumë se 5 për qind e të ardhurave familjare për familjet me të ardhurat më të ulta” thuhet në dokument” saktëson dokumenti i qeverisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...