Çupi: Erjon Veliaj rrëmben pasuritë publike e private, për t’jua dhënë klientëve të tij

Premte, 31 Janar 2020 14:47

 “Erjon Veliaj shkatërron Tregun Elektrik duke dhunuar tregtarët dhe me dhunë policore prish banesat e dhjetëra banorëve te Medreseja”, kështu u shpreh në një deklaratë për median Ish deputetja demokrate Dhurata Çupi.

“Kryetari i emëruar i bashkisë Tiranë rrëmben pasuritë publike e private për t’jua dhënë klientëve të tij”, tha ish deputetetja

Ja deklarata e plotë:

Jemi këtu, në emër të Partisë Demokratike për të denoncuar dhunën e ushtruar dhe pashpirtësinë e ushtruar nga kryetari i Bashkisë Tiranë dhe Bashkia e Tiranës me tregtarët e Tregut Elektrik në rrugën “Mihal Grameno”.

Është një treg prej 20 vitesh këtu. Nëse do të tregonim historinë, është një treg i transferuar këtu kur ishte kryetar bashkie Edi Rama në vitin 2000, nga “21 Dhjetori”. U transferua për shkak se atje bëhej një kullë, në atë zonë bëhej kulla e radhës e lejuar nga Edi Rama kryetar i Bashkisë. U transferua në këtë sheshin këtu ku u bë përsëri një pallat tjetër dhe nga ky pallat u transferua në këtë shesh. Pra, në 19-20 vite ky treg funksionon këtu, tashmë të gjithë qytetarët e Tiranës por edhe qytetarë të tjerë e dinë rëndësinë e këtij tregu.

Ka qenë një njësi ekonomike e qëndrueshme, një ndihmë për shërbimin publik por edhe për familjet e këtyre tregtarëve. Janë me qindra tregtarë që këtu kanë shitur çdo ditë në 20 vite; kanë mbajtur familjet e tyre; kanë shkolluar familjet e tyre; kanë mbajtur ekonominë familjare dhe sot kanë dalë në rrugë.

Nuk u është njoftuar asnjë vendim, asnjë akt administrativ ku do të transferohen. Nuk janë njoftuar paraprakisht, në mënyrë krejt të dhunshme, pa njoftim paraprak, pa transparencën e duhur nga Bashkia e Tiranës.

Tregtarët sot janë në rrugë, kanë miliona mall që nuk kanë ku t’i lënë, i kanë hedhur në rrugë, është dëmtuar malli i tyre, djersa e tyre. Dhe ky treg mbyllet vetëm për një shkak sepse do t’i shërbehet, do t’i vihet në dispozicion oligarkut të radhës, të enturazhit të Erion Velisë me shokë.

Është i dhunshëm veprimi i Erion Velisë si kryetar i bashkisë me qytetarët e vet. Kjo dhunë është e çuditshme që shtohet sidomos pas datës 30 qershor. Ne të gjithë e dimë që qytetarët e Tiranës nuk e kanë besuar si kryetar bashkie Erion Velinë dhe kjo është ajo çfarë ua përkthen në dhunë dhe në pashpirtësi.

Mos harrojmë, dhuna brenda dy ditëve, kjo dhunë e ushtruar dhe mbyllja e Tregut Elektrik, nxjerrja e tregtarëve në rrugë, mbyllja e ekonomive familjare dhe shkatërrimi i ekonomive të tyre familjare dhe e njëjta dhunë në këto çaste që ne po flasim po ushtrohet po nga Policia Bashkiake, po nga kryetarë Bashkie, po për një qëllim të vetëm, ndërtimin e një kulle tjetër.

Tek Medreseja ku disa banorëve, iu janë prishur banesat e tyre dhe pa asnjë shpjegim, siç kanë deklaruar vetë qytetarët, aty është një proces gjyqësor që nuk është i mbyllur, nuk ka marrë formë të prerë vendimi gjyqësor dhe duhej të pritej, duhet të sqarohen qytetarët.

Kjo dhunë e ushtruar ndaj gjithë qytetarëve, në target grupe të ndryshme për t’iu vënë në shërbim trojet e fundit në shërbim të oligarkisë dhe të kryetarit të bashkisë dhe të enturazhit të këtyre pushtetarëve, natyrisht është e dënueshme dhe qytetarët e Tiranës nuk do t’ia falin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...