NATO ka memorie, Edvin!

Saturday, 01 February 2020 12:02

Njeriu, që demonstroi kundër NATO-s të nesërmen e anëtarësimit të vendit në këtë Aleancë, vizitoi dy ditë më parë selinë e saj në Bruksel. Në konferencë shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, zotin Stoltenberg, Edvin Kristaq Mashtrimi mori një zotim qesharak. Ai deklaroi se pavarësisht nga tërmeti, nuk do të ulte buxhetin për NATO-n.

Edivin Kristaq Droga ka ulur nga 2% të GDP që ishte buxheti për NATO-n në Shqipëri në vitin 2012, në 0, 9% që e zbriti vitin e kaluar, pasi i mori fondet ushtrisë dhe shpërbleu me to, narko- Policinë për gazin që hodhi ndaj qytetarëve.

Kështu që ky ishte një zotim qesharak, sepse ai në vitet pa tërmet ka pasur buxhetin me të ulët dhe e ka vidhisur Shqipërinë nga vendi i pestë - për kontributet e saj, që ishte sipas renditjes të vet Aleancës në vitin 2012 - në vendin më të fundit që ndodhet prej tre vitesh.

Duke përfunduar, denoncoj me forcën më të madhe qëndrimin e papërgjegjshëm të Edvin Kristaq Mafisë dhe narko-Qeverisë së tij që mbajnë për detyrimet e vendit ndaj NATO-s dhe kërkoj të mos luajë me anëtarësimin e vendit në NATO, që përbën arritjen më të madhe të Shqipërisë pas Pavarësisë të saj.

NATO ka memorie!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...