Paloka ironizon Ramën e Lleshin: Dy idiotë që ...

Diel, 02 February 2020 12:21

Nga Edi Paloka

Nuk thonë kot: ‘Idiotit i duken të tjerët si idiotë’.

‘Tërhiquni se nuk është vonë’ -ju thotë Lleshi kriminelëve.

‘Nga e hëna nuk do kenë ku të futen’- thoteë ai tjetri...

Dy idiotë, që trajtojnë shqiptarët si idiotë...

Pra ne duhet të besojmë që krimi në Shqipëri paska mbërritur në këtë pikë sepse Rama nuk kishte nxjerrë akoma këtë Aktin Normativ për të cilin ka shtatë vjet që punon...!

Shtatë vjet, krimi kapi majat e shtetit sepse ata 50 policët me maska, nuk kishin bërë ‘pompa’ sa duhet...?!!!

Megjithatë, kanë bërë ç’kanë bërë deri tani ( ndonjë vrasje të vogël, pak plagosje, ca kile kokainë, ndonjë grabitje kalimtare...) deri nesër kanë kohë të pendohen e të tërhiqen...fjala e Lleshit. Përndryshe i piu e zeza të gjithë , ‘ferri i pret’...fjala e kapos me paruke të gjata.

Nuk do të falen vetëm ata kriminelë e banda që gjatë kësaj kohe mund të kenë shprehur pendesë apo ca me keq kane deklaruar poshtë e lartë se nuk blejnë e nuk vjedhin me vota për ‘rilindjen’ dhe Ramën.

Ata bëjnë mirë të largohen fare se ndryshe kapoja do ti hedhi vështrimin e tij me syrin e keq ...

O Edvin! Me Llesh e pa lesh!

As nuk mashtron dot me njeri e ca me shumë nuk tremb dot njeri tani që ke mbaruar me të gjitha...

Po ke mbaruar me te gjitha ama...!

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...