PD: Anti-KÇK të nisë fillimisht me mikun trafikant të Taulant Ballës

Hënë, 03 February 2020 13:55

Partia Demokratike ka kërkuar që anti-KÇK-ja e Edi Ramës të nisë punën me mikun e Taulant Ballës, trafikantin Edmond Bego.

‘Edi Rama të nisë zbatimin e ligjit anti KÇK me pasurinë e mikut të Taulant Ballës, trafikantit ndërkombëtar të drogës, Edmond Bego.

Ka marrë në mënyrë të paligjshme mbi 14 milionë euro tendera publikë’, tha gjatë një deklarate për mediat ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Deklaratë e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj:

Edi Rama paralajmëroi me bujë se sot do të niste goditja e madhe kundër krimit të organizuar, duke goditur pasuritë e paligjshme të tij. Asgjë nuk ka për të bërë përtej propagandës, sepse pushteti i Edi Ramës varet nga krimi i organizuar, nga trafikantët e dënuar për trafik ndërkombëtar droge, nga vrasësit dhe kriminelët më të rrezikshëm të vendit, që blejnë dhe sigurojnë vota për pushtetin e tij.

Në qeverinë e Edi Ramës krimi u bë pjesë e politikës. Kriminelët u bënë deputetë, u bënë kryebashkiakë. Në rastet kur ata nuk hynë në politikë drejtpërsëdrejti, kriminelët krijuan lidhjet me pushtetin e Edi Ramës dhe u bënë biznesmenë të fuqishëm, duke marrë fonde publike nga tenderat korruptive të qeverisë së tij.

Lufta kundër krimit të organizuar dhe pasurive të tij të paligjshme është emergjencë kombëtare, por kjo e Edi Ramës është vetëm propagandë dhe tallje me shqiptarët, në përpjekje për të të mbuluar bashkëqeverisjen e tij me krimin.

Nëse nuk do të ishte kështu, trafikanti ndërkombëtar i drogës Edmond Bego nuk do të kishte marrë nga qeveria e korruptuar e Edi Ramës tendera, leje dhe licenca. 

Që kur lidhi miqësi me Taulant Ballën, numrin 2 të Partisë Socialite, Edmond Bego ka marrë 14 milionë euro para publike, në shkelje të ligjit të prokurimit publik, i cili përjashton nga pjesëmarrja në tender personat e dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Le ta nisë zbatimin e ligjit anti KÇK me goditjen e trafikantëve të dënuar të drogës dhe pasurive të tyre të paligjshme, si Edmond Bego i Taulant Ballës, për të cilin, bashkë me Erion Veliajn, ndryshuan rrjedhën e lumit të Lanës, duke i hapur rrugën pastrimit të 60 milionë eurove. 

Miku trafikant i Taulant Ballës është vetëm një shembull se Edi Rama, i kapur në flagrancë me krimin e organizuar, po bën makiazh me ligje fasadë për të fshehur të vërtetën e bashkëqeverisjes së tij me krimin dhe pasurimin e krimit me paratë e shqiptarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...