“Paketa anti-KÇK, ligj special”, Eduard Halimi: Tre shqetësimet e SHBA e BE

Hënë, 03 February 2020 14:32

Ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka qenë në studion e News24, në rubrikën “Opinion” për të folur për paketën ‘anti-kçk’ të miratuar nga qeveria si akt normativ, i cili ka hyrë në fuqi menjëherë. Duke e cilësuar një ‘ligj special’, Halimi tha se bie ndesh me kushtetutën dhe se shkel të drejtat e njeriut.
Sipas tij, në reagimet e ambasadës së BE-së dhe SHBA-ve janë evidentuar tre shqetësime.

“Ky është një ligj special sepse është një ligj që rrallë herë merret nga qeveria. Është një ligj që as nuk mund të ndryshohet. Parlamenti do ta marrë në diskutim pas 45 ditësh dhe atëherë ka krijuar efekte.
Ligji në pikëpamjen e vetë ka në shënjestër personat me rekorde të tmerrshme kriminale që kanë vënë pasuri në Shqipëri. Nuk ka të bëjë as me gjyqtarë e as prokurorë të korruptuar. Ka vetëm këtë target për të luftuar pasuritë e personave me rekorde të tmerrshme kriminale. Askush nuk është kundër kësaj.
Ajo që vë në diskutim këtë ligj special lidhet dhe me shqetësimin e përcjellë dje nga BE dhe SHBA. Ka tre momente në deklaratat e tyre, e para që mbështesin përpjekjet e qeverisë për të luftuar krimin e organizuar, e dyta kërkojnë që mekanizmat që zbatojnë këtë ligj duhet të bëhet nëpërmjet drejtësisë së re; e treta standardi që duhet të ndiqet në zbatimin e këtij ligji duhet të jetë në standarde europiane.
Ndërkombëtarët, dy ambasadat thonë se mbështesim përpjekjet e qeverisë për të luftuar krimin e organizuar por zbatimi duhet të bëhet në përputhje me organet e drejtësisë së re dhe standardet”, deklaroi Halimi.

Ai theksoi se sipas konventës së të drejtave të njeriut, hetimin dhe gjurmimin nuk mund ta bëjë ekzekutivi. “Ajo që ndodh me ligjin special është se edhe hetimi dhe gjurmimi bëhet me të njëjtën dorë. Kjo është në kundërshtim me kushtetutën. Mbledhjen e të dhënave, pra gjurmimin se kush është person me rekorde të tmerrshme kriminale është detyrë e qeverisë, hetimin e këtyre personave nuk mund ta bëjë policia, janë të ndara pushtetet. Mënyra se si është ndërtuar në ligj është që është ngritur një komitet, që do kryesohet nga ministri dhe do ketë në përbërje të vetë disa zyrtarë, identik, pikë e presje është me nenin 43, i miratuar po nga kjo qeveri para 5 vitësh.
Ky qëndrim është kundërshtuar, ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese e cila ka thënë se hetimi nuk duhet të bëhet duke pasur një ndikim të fortë të politik por nga institucione të pavarura. Kur ndërhyn qeveria, është arbitrar, selektiv dhe nuk bëhet nga një institucion i pavarur”, deklaroi më tej Halimi.

Ai tha se shkelja e të drejtave të njeriut është në faktin se veprimet për sekuestron e pasurive në raste emergjente i bën drejtori i policisë dhe jo pushteti gjyqësor.
“Targeti në këtë ligj janë qytetarët. Shkelja e të drejtave të njeriut qëndron në faktin se veprimet dhe hetimet për të sekuestruar pasuritë, sipas kushtetutës, nenit 42, neni 6 të konventës duhet të bëhet nga pushteti gjyqësor. Në këtë ligj ky pushtet i është dhënë drejtorit të policisë. Në raste emergjente drejtori i policisë mund të bëjë disa veprime. Këto veprime janë atribut i policisë gjyqësore me kërkesë të prokurorit. Nuk e ndalon kush drejtorin e policisë që brenda orës të marrë informacionin, t’ia përcjellë prokurorisë por marrja e kësaj kompetence me arsyetimin se është situatë emergjente është shkelje e të drejtave të njeriut”, deklaroi Halimi.

Lidhur me miratimin me urgjencë të kësaj pakete, Halimi ngriti këto dyshime:
“Ligji i 2014 ka marrë disa muaj kohë. Që nga ana procedurale, pse ligji duhet të miratohet nga qeveria e jo nga parlamenti, kur parlamentin e ka e njëjta forcë dhe nuk e pengon askush ta mbledhë edhe të shtunën edhe të dielën. Ne nuk i dimë arsyet se përse u bë me ligj special. Është mungesë informacioni për qytetarët dhe sjell implikime me ligje të tjera”, deklaroi ish-ministri i drejtësisë.

Ai tha më tej se Inspektori i Lartë i Drejtësisë është institucioni që duhet të merret me gjykatësit apo prokurorët e korruptuar. Sipas Halimit nuk ka nevojë për shpikje e ligje speciale por për mbështetje të institucioneve të drejtësisë.
“Për të qenë të sinqertë, ligji duhet të ketë dhe përpjekjet dhe rezultatet. Kjo është përpjekja. Nëse sot ka persona që gëzojnë pasuri kriminale, kjo është fakt.
Është një situatë për të ardhur keq në gjithë sistemin e drejtësisë dhe duhet të marrë zgjidhje. ILD është ilaçi për ‘anti kçk’. Nuk ka nevojë të bëjmë shpikje, as ligj special. Duhet të bëhet zbatimi i reformës me rigorozitet, të mbështeten institucionet e reja të drejtësisë”, deklaroi ai. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...