Dita botërore kundër kancereve, Pampuri: Kontrolli i rëndësishëm, shteti të investojë në laboratore

Tuesday, 04 February 2020 13:24

Nga Orjola Pampuri

Parandalimi, depistimi, trajtimi, janë trë komponentët e rendesishëm për t'i bërë ballë, semundjes qe nuk po njeh moshë

Sot është Dita Botërore kundër tumoreve, e pikërisht në mbarë botën zhvillohen aktivitete sensibilizuese, dhe sherbejnë si këmbana për njerezimin, duke i kujtuar sa të rëndësishme janë kontrollet dhe egzaminimet, sa e rendësishme është të jetojmë dhe ushqehemi me cilësi, dhe sa e rendësishme është ta trajtojmë këtë semundje nëse prekemi prej saj. Jeta është e shtrenjte, dhe vlen të trajtohet cilësisht deri në sekondat e fundit të saj. Shqipëria një vend i vogël ka një numër të konsiderueshëm përsonash të prekur nga tumoret, dhe aty ku nuk jemi të saktë janë gjithnjë shifrat

Eshtë për të ardhur keq që ndërmarrim hapa, duke anashkaluar me të rëndësishmin, atë të krijimit të një regjistri funksional e të unifikuar kombëtar. Vetëm kështu do të ishim gjithnjë në alert, e të përgjegjshëm për të përmbushur nevojat me medikamente e kimiopreparate të këtyre pacienteve. Sigurisht që kjo do të rriste kostot, por do ta nxirrte në plan të 100-të, check-up, përballë prioriteteve të mëdha në sistemin shendetësor.

Për çdo qeveri jeta e qytetarëve është e shenjtë dhe prioritet, kjo qeveri përpara jetës së qytetareve zgjodhi koncensionarët. Nëse do të investohej për depistimin e kancerit të gjirit, qafës së mitrës, kancerit colorectal, (permenda ata që prevalojnë, sigurisht duke mos lenë jashtë vemendjes dhe të tjeret) situata do të ishte më optimiste. Ky ishte një ndër prioritetet jo check-up. Analizat dhe kontrollet mund të bëheshin edhe në laboratoret shtetërore siç po bëhen e janë bërë gjithnjë, thjesht një investim në këta laboratorë, më shumë pak para nga ato që u alokuan për koncensionin, dhe ky investim ishte dhe i mbetej shtetit, pra qytetareve, jo personave të panjohur, të cilet marrin miliona euro për të mos bërë dhe lënë asgjë.

Vendosja e prioriteteve është emergjencë për të nxjerrë sistemin shendetësor nga kaosi  dhe vendin nga kriza.

Modifikuar më Tuesday, 04 February 2020 13:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...