Mini-Schengeni/ Nishani: Projekt i dizenjuar në Beograd. Përfiton Vuçiç dhe izolohet Kosova

Tuesday, 04 February 2020 16:24

Në një intervistë ekskluzive për Syri TV, ish presidenti i Republikës dhe kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani ka komentuar krijimin e qeverisë së re në Kosovë dhe idenë e mini-Schengenit Ballkanik.

Sipas Nishanit, pavarësisht ideologjisë mes VV dhe LDK, qeveria e re do të ketë në fokus priotitetet e mëdha të qytetarëve të Kosovës.

Kosova ka rëndësi si faktor stabiliteti në rajon. Pavarësisht ndasive ideolologjike, duket dhe besoj se qeveria e re të ketë në fokus prioritetet e mëdha të qytetarëve të Kosovës. Ne kemi një shprehje në raste të tilla: “e tërheqtë këmbën zvarrë” dhe ardhtë moment sa më shpejt edhe në Shqipëri", tha Nishani.

  

Qasja e qeverisë së re ndaj Mini-Shengenit Ballkanik?

 

Sipas ish-presidentit, përsa kohë Tirana dhe Prishtina kanë një vizion ndryshe nga Beogradi, ky projekt nuk mund të realizohet. Beogradi do të vazhdojë të jetë penalizuesi i procesit të integrimit edhe për vende të tjera.

“Për fatin e keq kemi herën e parë në histori në 30 vjet që një kryeministër i Shqipërisë është vetëdenoncuar nga aktet e tij. Jo i papërgjegjshëm por i përfshirë në skenare anti-Kosovë. Nuk më vjen mire që e them këtë, por kjo është një e vërtetë e hidhur që ka krijuar një dëm të madh në raportet Shqipëri-Kosovë. Së dyti, fakti se si një qeveri dhe një politikë vendimarrëse vihet në funksion të platformave dhe projekteve jo anti-Kosovë, por anti-kombëtare.

Jo vetëm mini-shengeni, por edhe procesi i mëparshëm i ndarjes së Kosovës, që rrezikonte gjithë Europën Juglindore, ka krijuar një kosto jo vetëm për politikën e jashtme por edhe për marrëdhëniet mes dyvendeve dhe në rajon.

Është një projekt krjetësisht i dizenjuar në Beograd. Presidenti Vuçiç nuk është vetëm ideuesi, por edhe përfituesi. Me këtë proces izolohet Kosova", u shpreh Nishani.

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...