Urdhër edhe për sekuestrimin e banesave njëkatëshe/ Degradon Operacioni Forca e Ligjit në Shkodër

Tuesday, 04 February 2020 18:17

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit, ka nxjerrë urdhrat e sekuestrimit të disa pasurive të paluajtshme në zonën e Shkodrës, në pronësi të disa elementëve të dyshuar kriminalë. Ndërkohë që vihet re se në operacion është dhënë urdhëri të sekuestrohen edhe banesa njëkatëshe dhe motora. 

‘Një vazhdim të aksionit të nisur ditën e djeshme nga Operacioni Forca e Ligjit, lidhur me ngjarjen e datës 17.01.2020, sot, më datë 04.02.2020, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka nxjerrë urdhrat e sekuestrimit për subjektet e mëposhtme:

1.    Shtetasit A. M., me banim në lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:

 
 

•      Një banesë njëkatëshe, e ndodhur në lagjen Skënderbeg, Shkodër.

 

2.    Shtetasit M. D., me banim në Nicaj, Shkodër, i është sekuestruar:

•      Një banesë dykatëshe + një kat njësi shërbimi, e ndodhur në lagjen Fermentim, Shkodër;

•      Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 1541 m2 ;

•      Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 350 m2. 

3.    Shtetasit A. D., me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:

•      Një banesë dykatëshe, e ndodhur në lagjen Bleran, Njësia administrative Rrethina, Shkodër; 

•      3 automjete

•      1 motor. 

4.    Shtetasit G. F. me banim, lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:

•      Një banesë vilë katërkatëshe, me pishinë;

•      Një automjet;

5.    Shtetasit A. D. me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:

•      Një banesë trekatëshe, e ndodhur në Hot i Ri, Shkodër. 

6.    Shtetasit M. B., me banim në Grudë e Re, Shkodër, i është sekuestruar:

•      Një banesë dykatëshe + një kat papafingo, e ndodhur në Grudë e Re;

•      Një automjet;

Operacioni vijon.’

Login to post comments