Teknologjia e gazit, Kim jep premtimin: Keni mbështetjen e SHBA. Çmime më të lira për të gjithë shqiptarët

E mërkurë, 05 February 2020 09:40

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim gjatë një seminari mbi teknologjinë e gazit të lëngshëm së bashku me Ministren e i Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ndërsa ka folur për potencialin që ka vendi ynë në këtë fushë ka theksuar se diversiteti i furnizimit me energji është mjaft i rëndësishëm.

 Më tej ambasadorja e SHBA premton se Shqipëria mund të ketë besim te SHBA sakaq shton se edhe Amerika ka besim te vendi ynë. Gjatë fjalës së saj Kim thotë se bashkëpunimi dhe zhvillimi teknologjik, mund të ndikojë në zhvillimin rajonal dhe kjo do të ndikojë në çmime më të lira për shqiptarët. “Kjo do të ndikojë në çmime më të lira për të gjithë shqiptarët. Duam ta bëjmë këtë të mundur dhe shpresojmë se do ta arrijmë. Mund të jetë një hap përpara për energjinë shtëpinë tuaj.”

“E rëndësishmë është të promovosh lidhjet e konomike dhe gjithashtu mundësitë ekonomike si për amerikanët dhe për Shqipërinë. Shqiptarët kanë treguar angazhim dhe këtu është një potencial i madh. Jemi këtu për të folur për këtë potencialin dhe teknologjinë në sektorin ekonomik, besoj se për këtë arsye jemi të gjithë ju këtu.

Falë risive në teknologji jemi edhe këtu tashmë në këtë nivel dhe kjo e gjitha në kuadër të bizneseve makinave dhe të gjitha mundësive të tjera. Shpresoj  që kjo të jetë edhe për Shqipërinë. Dua të përmend disa nga përfitimet. Kjo është e rëndësishmë në përfitimin e Shqipërisë.

Diversiteti i furnizimit me energji është mjaft i rëndësishëm. Shqipëria e di që mund të ketë besim te SHBA edhe ne e dimë që mund të kemi besim te Shqipëria. Patjetër kjo do ndikojë edhe në integrimin rajonal. Nëse mund ta zhvillojmë këtë infrastrukturë kjo do të ndikojë shumë mirë tek ekonomia e Shqipërisë.

Kjo do të ndikojë në çmime më të lira për të gjithë shqiptarët. Duam ta bëjmë këtë të mundur dhe shpresojmë se do ta arrijmë. Mund të jeptë një hap përpara për energjinë shtëpinë tuaj. Patjetër edhe për të ulur ndotjen e ambientit. Ne duam ta ndihmojmë Shqipërinë dhe do ta shohim këtë mundësi”, ka thënë Kim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...