Mediu në SHBA në forumin për rrjetin 5G: Të shmangen investimet që cënojnë sigurinë kombëtare

E mërkurë, 05 February 2020 11:47

SHBA

Siguria e Rrjetit 5 G në Ballkan dhe përballja me rrezikun e ndërhyrjes kineze dhe ruse në këtë treg, ishte tema e forumit të organizuar në ShBA, ku mori pjesë dhe zoti Fatmir Mediu, në cilësinë e bashkëkryetarit të këtij Forumi për Sigurinë. Ndërtimi me shpejtësi i rrjeteve 5 G nga Kina, tendenca për të dominuar në këtë treg, si dhe ndërhyrjet për të shpërndarë teknologjinë kineze edhe në vendet e Ballkanit, janë kthyer në një shqetësim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mundësia e aksesit nga ana e kinezevë në shkëmbimin e informacioneve, kryesisht ushtarake mes vendeve anëtarë të NATO-s, është një rrezik real për interesat e vende të Ballkanit, u shprehën gjatë këti takimi përfaqësues të Kongresit Amerikan.

Gjatë këtij takimi zoti Mediu, i cili edhe më herët në takimet që zhvilluar në vendet e rajonit, si Kosovë, Mal i Zi, etj, është shprehur mbi këtë rrezik potencial, theksoi se Shqipëria është duke punuar në bashkërendim me aletatët e saj amerikanë, në forcimin e kapaciteteve dhe teknologjisë 5 G.

“Eshtë lançuar kohët e fundit e ideja e rrjetit 5 G edhe në Shqipëri dhe për fatin e mirë ne jemi në një marrëdhënie të avancuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqipëria është  vendi i tretë që po nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me SHBA, bazuar mbi Protokollin e Pragës dhe besoj që është një lëvizje në drejtimin e duhur. Dhe në këtë pikëpamje kompanitë mobile që operojnë në Shqipëri janë të lidhura në këtë pozicion, që ka të bëjë më sigurinë 5 G, shmangien e investimeve që cënojnë sigurinë dhe interesat tona kombëtare, sidomos patneritet tonë në NATO” u shpreh zoti Mediu gjatë fjalës së tij në këtë Forum Sigurie.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...