Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka komentuar nga Vlora ligjin anti-KÇK dhe Operacionin Forca e Ligjit, ku tha se parimi “ndiq paranë”, është mënyra më e mirë për të luftuar krimin e organizuar.
Megjithatë Soreca tha se është shumë e rëndësishme të shihet se si do të zbatohet ky ligj, ndërsa shtoi se duhet të ndiqet nga SPAK.
“Për sa i përket operacionit forcat e ligjit ne kemi bërë dhe më parë një deklaratë, dhe ne besojmë se parimi “ndiq paranë” është mënyra më e mirë për tu adresuar drejtë këtyre personave, dhe tregon vullnetin politik për ta trajtuar këtë problem. Megjithatë mënyra sesi do zbatohet ky ligj është shumë e rëndësishme dhe ne po e ndjekim nga afër aplikimin e këtij ligji. Është shumë e rëndësishme që kjo strukturë e re të ndjek natyrisht parimet qe kane te bëjnë me sundimin e ligjit por dhe me sundimin e të drejtave të njeriut, si dhe shume e rëndësishme qe kjo platforme te ndiqet nga SPAK. Jam ne kontakt te përgjithshëm me ministrin e brendshëm dhe javën qe vjen do takohem me udhëheqësit e SPAK”, tha Soreca