Basha: Amnisti për kamatëvonesat e energjisë elektrike për familjet në nevojë

E Enjte, 06 February 2020 19:02

Pyetje: Përshëndetje zoti Basha! A keni ndonjë plan PD të bëjë diçka në lidhje me borxhin që kanë qytetarët e OSHEE-së, se kam parasysh aktmarrëveshjet që paguajnë pjesa më vulnerabël e qytetarëve?

Lulzim Basha: Bëhet fjalë për një pagesë që varion 15-20 -30 mijë lekë në muaj dhe që siç thua, godet pjesën më të varfër, më të pamundur të shqiptarëve. Po patjetër që do të ketë zgjidhje për këtë dhe ua them unë sesi. Ka një shtresë vulnerabël që çfarëdo që të bëhet, sido që të funksionojë ekonomia, sado mirë që të funksionojë ekonomia nuk e ngre dot kokën mbi ujë. Çfarë do të bëjmë, do t’i lëmë ashtu të mbyten?! Detyra e një kombi të civilizuar, një shoqërie të civilizuar që për një shtresë të shoqërisë, që për një sërë arsyesh; paaftësi fizike, moshë e thyer, fatkeqësi apo situata specifike, nënë me shumë fëmijë, etj, për këtë pjesë të shoqërisë t’i japim një dorë, t’i ndihmojmë. Pjesë e kësaj ndihme do të jetë patjetër shqyrtimi i problemit që parashtron, për të cilën ekipi ynë ka propozuar që për familjet që janë nën minimumin jetik kjo kamatëvonesë të amnistohet masivisht për këto familje. Sepse në fund të fundit e kemi parë se si kjo shumë, që tamam është shumë gjaku që nxirret nga këto familje, po shkon jo për përmirësimin e parametrave të KESH-it apo OSHEE-së, por po shkon për luksin dhe hajdutërinë e zyrtarëve të korruptuar të OSHEE-së, të KESH-it dhe qeverisë.

Login to post comments