“Skandal diplomatik”, Daçiç sulmon verbalisht Komisionerin Evropian

Premte, 07 February 2020 08:31

Gjatë një takimi të Komisionerit Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varhelyi, me kryeministren serbe Ana Brnabiç dhe ministrat e saj, ka ndodhur një “skandal diplomatik”.

Sipas mediave serbe gjatë takimit ka ardhur deri tek një moment i pakëndshëm kur ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç, ka sulmuar verbalisht mysafirin, i cili më pas u largua nga takimi.

Siç shkruan mediumi serb, Blic.rs, para se të fillonte Daçiç bisedën, biseda kaloi krejtësisht në normalitet.

Megjithatë, në një moment Daçiç ka marrë fjalën dhe i është drejtuar në mënyrë të ashpër Varhelyit.

“Ai ishte shumë i pasjellshëm. Ai i tha atij se nuk e din se ku ka ardhur dhe se po heshtë ndërsa dikush rrëmben manastiret serbe në Kosovë dhe heshtë për taksën e vendosur nga Prishtina për mallrat nga Serbia”, ka thënë një burim i “Blic.rs” i cili mori pjesë në takim.

Kryeministrja, si dhe ministrja e BE-së, Jadranka Joksimovic dhe ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviç ishin të habitur, pas së cilës Varhelyi ndezi mikrofonin dhe iu drejtua ministrit të Jashtëm serb, ka rrëfyer më tej burimi në fjalë.

“Unë jam i vetmi komisioner evropian që reagova ndaj taksës, e dënova atë që po ndodh në Mal të Zi, Serbia është vendi i parë që erdha pas prezantimit të metodologjisë së re dhe më në fund, erdha këtu për t’ju ndihmuar”, citohet të kenë qenë fjalët e Varheliy.

Pas kësaj, ka treguar burimi i mediumit serb, ai ndali mikrofonin, iu afrua Ana Brnabiç, shtrëngoi duart me të dhe doli nga takimi.

Dhe lidhur me këtë incident, mediumi serb ka kontaktuar protagonistin kryesor.

“Unë sulmova BE-në për mos respektim të Marrëveshjes së Brukselit, për futjen e Kosovës në Kapitullin 35, kështu që tani gjithçka varet nga ata dhe për heshtjen për ngjarjet në Mal të Zi”, ka thënë Daçiç.

Login to post comments