SPAK-u qënka krijuar për konsulencë juridike

Premte, 07 February 2020 12:03

SPAK-u qënka krijuar për konsulencë juridike

Sot pasi doli nga hetimet e prokurorisë rrëzimi i akuzës për grup të strukturuar dhe për pasojë, SPAK-u transferoi dosjen në prokurorinë e Shkodrës për vijimin e hetimeve për akuzat tjera, që nuk janë nën kompetencën e Prokurorisë së Posaçme.

Me 22 janar te 2019 u mësua zyrtarisht se dosja qe përcëllonte Rilindjen ,184 nisi udhën sërisht për në Diber .Kjo dosje pasi u mbajt që nga korriku i vitit që lamë pas, në sirtaret e organit të akuzës së Dibrës, prokuroria e këtij qyteti ia ka dërguar SPAK-ut dosjen. Shpallja e mos kompetencës është bërë më 22 janar ndërsa ditën e hënë ka qenë Prokuroria e Posaçme SPAK e cila e ka kthyer mbrapsht dosjen 184 me të njëjtin argument, mos kompetenca. Ky pingpong mes institucioneve është i përsëritur, pasi në muajin korrik të 2019-ës Prokuroria për Krimet e Rënda nuk konstatoi grup të strukturuara nga përgjimet e dosjes së famshme 184 dhe për këtë arsye i`a dorëzoi prokurorisë Dibër ku edhe u regjistruar për tu hetuar për akuzat e krimit zgjedhor dhe korrupsioni aktiv.

Te dy këto veprime te SPAK-ut janë nje dëshmi e qarte jo vetëm e mungesës se seriozitetit per detyrën dhe misionin qe ka marre , kjo eshte me e pakta,kjo eshte dëshmi e qarte e mungesës se vullnetit politik te qeverise dhe te sektit te rilindjes per nje çështje me kaq rendesi sic eshte krimi i organizuar dhe përdorimi i tij politik per vjedhje te votës.Keto janë akte te turpshme , nuk ka me vend as fjala qesharake , por nuk tregon gje tjetër vetëm përdorim te shëmtuar te SPAK-ut dhe uljen e autoritetit te tij ne menyre te menjëhershme qe nga kukullat e regjimit qe janë vendosur aty deri tek piramida e larte e sektit te rrezikshëm te Rilindjes. Jane dy veprime qe hedhin ne ere te gjithë butaforinë , propagandën deri ne neveri se këta qe sollën banditët ne parlament ne jetët tona , drogën dhe krimin , qe nxorren nga burgu te gjithë elementet e rrezikshëm, eksponentë te larte te krimit te organizuar na qenkan ata qe do ta luftojnë ate.

Hedh ne erë te gjithë propagandën e Rilindjes dhe te shefit te saj se viti 0 është kur erdhën këta në pushtet dhe shpikja e tyre Reforma ne Drejtësi eshte si thotë edhe shoku Enver’’ edhe buke edhe gjelle ‘’. Veprimet e tanishme te SPAKU-t janë pasqyra e vertete e kësaj reforme dhe përdorimi i saj si nje picete me te cilën Rilindja fshin hundët me kokaine. Ku ka çështje me te rëndësishme se lufta kundër krimit te organizuar dhe hetimi i vjedhjes se votës nëpërmjet krimit te organizuar , por këto nuk na qenkan kompetence e SPAK-ut .

Por te paktën u informuam qe SPAK-u qenka krijuar per konsulence juridike.

Artikuj të ngjashëm

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...